2. Të drejtat e fëmijëve – Pjesë e procesit të të drejtave të njeriut
Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 2: Informacion i përgjithshëm » 2. Të drejtat e fëmijëve – Pjesë e procesit të të drejtave të njeriutTë drejtat njerëzore të fëmijëve dhe standardet për të cilat duhet të aspirojnë të gjitha qeveritë në realizimin e këtyre të drejtave për të gjithë fëmijët, janë më koncize dhe plotësisht të artikuluara në një traktat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut: në Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Konventa është instrumenti më i pranuar, në nivel botëror, i të drejtave të njeriut në histor. Ajo është ratifikuar nga çdo vend në botë, përveç dy vendeve dhe për këtë arsye, në mënyrë unikale, i vendos fëmijët në qendër të skenës, në përpjekjet për zbatimin universal të të drejtave të njeriut. Duke ratifikuar këtë instrument, qeveritë kombëtare janë angazhuar për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të fëmijëve dhe kanë rënë dakord për të mbajtur përgjegjësi para bashkësisë ndërkombëtare për këtë angazhim,
E ndërtuar mbi sisteme dhe tradita të ndryshme ligjore e kulturore, Konventa për të Drejtat e Fëmijës është një grup universalisht i pranuar i standardeve dhe detyrimeve të panegociueshme. Ajo deklaron drejtat themelore të njeriut që fëmijët kudo – pa diskriminim – kanë:
- e drejta për mbijetesë;
- e drejta për zhvillim sa më të plotë;
- e drejta për mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme, abuzimi dhe shfrytëzimi;
- e drejta për të marrë plotësisht pjesë në jetën familjare, kulturore dhe sociale.
Çdo e drejtë e shkruar në konventë është e natyrshme për dinjitetin njerëzor dhe për zhvillimin e harmonishëm të çdo fëmije. Konventa mbron të drejtat e fëmijëve me vendosjen e standardeve në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shërbimet ligjore, civile dhe sociale. Këto standarde janë etaloni kundrejt të cilave mund të vlerësohet progresi. Shtetet që janë palë në konventë janë të detyruar të zhvillojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe politikat nën dritën e interesave më të mira të fëmijës.
Konventa për të Drejtat e Fëmijës është i pari instrument ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm që përfshin gamën e plotë të të drejtave të njeriut – të drejtat civile dhe politike, si dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Dy protokollet fakultative ( për përfshirjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura dhe në shitjen e fëmijëve, në prostitucionin dhe pornografinë së fëmijëve, janë miratuar për të forcuar dispozitat e konventës në këto fusha. Ato hynë në fuqi, respektivisht më 12 shkurt dhe 18 shkurt të vitit 2002.
Zhvillimi i shoqërive moderne na drejton në një pyetje tjetër: të drejtat e lirisë mbështetetin zhvillimin e shoqërive pluraliste që inkurajojnë një shkallë të lartë të laicizmit dhe mënyrës së individualizuar të jetesës. Si munden këto shoqëri të ruajnë një konsensus minimal për vlerat themelore të detyrueshme të gjithë qytetarët?
Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve kanë kontribuar jashtëzakonisht për ta bërë botën një vend më të sigurt dhe më human për të jetuar dhe për modernizimin e sistemeve politike, ekonomike dhe kulturore në të gjithë botën. Megjithatë, ato kurrë nuk duhet të merren si të mirëqena dhe çdo brez duhet të kontribuojë në zhvillimin e tyre, t’i rishqyrtojë ato përsëri dhe të luftojë për to dhe për të përmbushur angazhimin për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve në të ardhmen.
Të drejtat e njeriut, mbi të cilat mbështeten të drejtat e fëmijëve, kanë një traditë të gjatë, me shumë pararendës dhe paralele në fetë dhe filozofitë më të mëdha botërore. Të drejtat moderne të njeriut u shpallën në epokën e Iluminizmit dhe frymëzuan revolucionet në Amerikë dhe Francë. Sot, ato janë përfshirë si deklarata e të drejtave në kushtetutat e shkruara dhe të pashkruara të demokracive moderne. Gjatë gjithë historisë së tyre, të drejtat e njeriut kanë qenë me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të dobëtit kundër të fortit. Këtu është vendi, ku të drejtat e fëmijëve, bëhen të rëndësishme: të miturit janë në mesin e grupeve, me statusin ligjor të më të dobëtit, kundrejt fuqive ekzekutive.
Procesi njerëzor i të drejtave njerëzore, si ai revolucionar edhe ai evolucionar, kanë prodhuar breza të tërë të të drejtave të njeriut: të drejtat klasike të lirisë, të drejtat sociale të përqendruara në vlerën e barazisë dhe, ende në diskutim e sipër, atë të të drejtave ekologjike dhe shoqërore që trajtojnë çështje e zhvillimit dhe varësisë reciproke në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe, si specifikim i mëtejshëm, në të drejtat e fëmijëve.
Zhvillimi dhe zgjerimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të fëmijëve është ende – dhe ndoshta gjithmonë do të jetë – në proces: pretendimi universal i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të fëmijëve ka qenë gjithmonë në pikëpyetje. Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve janë deklaruar nga diktaturat dhe regjimet autokratike në gjithë botën dhe zhvillimi dinamik i shoqërisë moderne dhe i teknologjisë shtron pyetje dhe sfida të reja. Për shembull, si mund të mbrohet privatësia e komunikimit në epokën e internetit?
Rëndësia e të drejtave të njeriut është rritur në kuadrin e etikës laike, sikundër janë kodifikuar nga Karta e OKB-së dhe Konventa e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut. Ato përfaqësojnë të vetmin grup vlerash që qëndrojnë si një rast i pranuar universalisht nga komuniteti botëror.
Megjithatë, një shtet mund të keqpërdorë të drejtat e tij të sovranitetit si mbrojtje ndërsa shkel të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat e fëmijëve e të qytetarëve të saj. Çështja e e hapur se si të mund të zbatohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve në një botë të shteteve sovrane, duke përfshirë demokracitë dhe diktaturat mbetet ende një çështje e hapur. Karta e OKB-së, me sa duket, duhet të zhvillohet më tej për të mbrojtur paqen, jo vetëm ndërmjet, por edhe brenda vetë shteteve.
Të drejtat e njeriut janë universale. Ky është angazhimi për të cilin ato qëndrojnë ose bien. Ato janë të pandashme, nuk mund të tregtohen dhe as kufizohen me statusin e folklorit të thjeshtë politik të botës perëndimore. Të drejtat e njeriut janë të drejta natyrore – ato janë të patjetërsueshme. Asnjë autoritet shtetëror nuk ka pushtetin për të dhënë ose refuzuar të drejtat e njeriut, por ato kanë thjesht mundësinë për t’i njohur dhe mbrojtur ato. Të drejtat e njeriut nënkuptojnë që shteti i shërben individit dhe jo anasjelltas. Ato zbatohen për çdo njeri, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, kombësia dhe kështu me radhë. Megjithatë, të drejtat e njeriut nënkuptojnë edhe përgjegjësi. Për shembull, e drejta e një individi për liri duhet të jetë e balancuar me atë të njerëzve pranë tij: sfera ime e lirisë nuk mund të shtrihet në kurriz të të tjerëve. Për shembull, liria e shprehjes nuk përfshin të drejtën për të fyer njerëzit e tjerë. Në disa vende, liria e pronës, duke përfshirë pronësinë mbi fabrikat dhe mjetet e prodhimit, është e kufizuar me ligj për kontrollin e vendimeve të menaxhimit në lidhje me sigurinë e punës të të punësuarve. Problemi i balancimit dhe i kufizimit të të drejtave të njeriut janë një burim i përhershëm i çështjeve gjyqësore që duhet të zgjidhen me vendimmarrje n politike dhe/ose juridiksionin kushtetues. Kjo shpjegon gjithashtu arsyet përse kanë lindur, si të thuash, “marka” të ndryshme të të drejtave të njeriut, në demokracitë në të gjithë botën. |