4. Të drejat e fëmijëve: ushtrimi, njohja dhe zbatimi
Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 2: Informacion i përgjithshëm » 4. Të drejat e fëmijëve: ushtrimi, njohja dhe zbatimiFëmijët nuk duhet vetëm të dinë të drejtat e tyre, por të mësojnë edhe t’i vlerësojnë dhe t’i përdorin ato. Për këtë qëllim, shkolla duhet të ofrojë kuadrin e duhur për t’u mundësuar nxënësve përvoja të gjera të mësuari në edukimin e të drejtave të fëmijëve. Në lidhje me tre kategoritë kryesore të Edukimit për Qytetari Drmokrtike (EQD) këto mund të përmblidhen si më poshtë:
Ushtrimi i të drejtave të fëmijëve (të mësuarit përmes): Nxënësit i ushtrojnë të drejtat e fëmijëve si parime që qeverisin klasën dhe komunitetin e shkollës dhe, për rrjedhojë, ndikojnë drejtpërdrejt tek ta. Kjo kategori lidhet me zhvillimin e qëndrimeve, vlerave dhe aftësive.
Njohja e të drejtave të të fëmijëve (të mësuarit rreth): Nxënësit njohin dhe kuptojnë të drejtat që kanë. Qëndror në këtë proces, që ka në qendër njohuritë dhe të kuptuarit e të drejtave, është roli i mësuesit.
Zbatimi i të dejtave të fëmijëve (të mësuarit për): Fëmijët nxiten të respektojnë dhe të përdorin të drejtat e tyre në klasë dhe në shkollë. Në këtë mënyrë, ata ushtrohen për rolet e tyre në të ardhmen, si qytetarë të informuar dhe aktivë në një komunitet demokratik (kjo lidhet me pjesëmarrjen, si në shkollë, ashtu edhe në jetë si të rritur).
Të mësuarit në frymën e të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut (përmes) dhe të mësuarit si të marrin pjesë në një komunitet demokratik (për) është një përkushtim për të gjithë komunitetin e shkollës. Të gjithë mësuesit dhe drejtuesit duhet të luajnë rolin e tyre si edhe nxënësit dhe prindërit. Këto tre dimensione të të mësuarit në EQD mbështesin dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Në këtë manual përshkruhen dhe demostrohen mundësitë për të filluar dhe zbatuar proceset e duhura të të mësuarit. Në mënyrë të veçantë, “ushtrimi i të drejtave të fëmijëve” nënkupton një përzgjedhje të kujdesshme të metodave të mësimdhënies dhe të mësuarit, që u jep nxënësve mundësinë të përjetojnë shkollën si një mikro komunitet që qeveriset nga parimet e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve. Për të arritur këtë, është e rëndësishme që fëmijët të ndihen të respektuar si persona, mendimi i të cilëve merret parasysh në diskutime dhe vendimmarrje. Përvojat e nxënësve dhe të rinjve duhet të respektohen dhe të studiohen, pasi kjo është pika që lidh përvojën e tyre me njohuritë dhe të kuptuarit e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve. Që nxënësit të ushtrojnë, të njohin dhe të zbatojnë të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, për të marrë pjesë realisht në një komunitet demokratik, në kuadrin shembull të një shkolle, përbën një sfidë të vërtetë për të gjithë komuntetin e shkollës. Për të arritur këtë, kërkohet pjesëmarrja, jo vetëm e mësuesit dhe drejtuesit të shkollës, por edhe e vetë fëmijëve dhe e prindërve të tyre. Pjesë e rëndësishme dhe jetësore në këtë proces është parimi i pjesëmarrjes. Në këtë mënyrë, shumë forma të pjesëmarrjes që janë të pranishme në shkollë dhe në komunitetin e shkollës, bëhen pjesë e edukimit të të drejtave të fëmijëve.
Forma të ndryshme të pjesëmarrjes
Pjesëmarrja mund të marrë forma të ndryshmne. Pjesëmarrja mund të fillojë në klasë ose në shkollë ose në komunitetin e shkollës dhe shtrihet në shoërinë e gjerë përtej shkollës.
|