7. Mësimi i të drejtave të fëmijëve: Pyetje kyç për të drejtuar zgjedhjen e metodave të mësimdhënies
Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 2: Informacion i përgjithshëm » 7. Mësimi i të drejtave të fëmijëve: Pyetje kyç për të drejtuar zgjedhjen e metodave të mësimdhëniesNë këtë manual, ne jemi përpjekur të përshkruajmë projekte të vogla për të mësuar të drejtat e fëmijëve, në një mënyrë të tillë që qasja themelore të jetë me bazë detyre, e fokusuar në zgjidhjen e problemeve, në të mësuarit ndërveprues me në qendër nxënësit, në shkollën si model komuniteti, të udhëhequr nga parimet e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve. Mësuesi mund të transferojë këtë qasje në detyra dhe tema të tjera. Metoda e mësimdhënies në këtë qasje merr një peshë të rëndësishme të mesazhit. Kompetenca e përzgjedhjes së metodave që mbështesin përmbajtjen dhe të mësuarit është e dukshme gjatë gjitëh librit. Këto pyetje kyç mund të shërbejnë si udhëzues kur planifikojmë projektet e mëtejshme të këtij lloji.
Pyetjet kryesore |
Referencat për modulet në këtë libër |
A i përshtaten metodat dhe temat njohurive, qëndrimeve dhe pritshmërive të nxënësve? |
Mësuesi duhet ta vendosë vetë këtë gjë, dhe të vendosë se cilat udhëzime i nevojiten nxënësit. |
Struktura e nxënësve (për shembull gjinia, përkatësia etnike, nevojat e të mësuarit) përcakton kushtet e mësimit në klasë. A i ka marrë mësuesi në konsideratë këto kushte specifike në zgjedhjen e tij ose të saj të metodave? |
Vetëm mësuesi mund t’i përgjigjet kësaj pyetje. Ndoshta kushtet specifike të mësimit në një klasë të veçantë kërkojë një njësi mësimore që duhet të modifikohet për t’ju përshtatur çështjeve apo nevojave të caktuara. |
A ngjallin metodat interes dhe dëshirë për të mësuar dhe a e mbajnë atë gjallë? |
Qasja e përgjithshme e modulit të të nxënit e bazuar në detyra siguron përfshirje aktive të nxënësve. |
A e mbështesin metodat iniciativën personale të nxënësve dhe a i lejojnë atyre të organizojnë proceset e tyre të të mësuarit? |
Të gjitha modulet mësimore janë projektuar si projekte. Kjo i jep nxënësit përgjegjësinë për punën e vet, duke përfshirë edhe menaxhimin e kohës. Rreziku i dështimit korrespondon me situata të jetës reale – dhe nëse pasqyrohet me ndjeshmëri, ofron mundësi të rëndësishme të mësimit. |
A i lejojnë metodat nxënësit për të reflektuar përvojën dhe veprimet e tyre personale? |
Të gjitha modulet përfshijnë një fazë të marrjes së udhëzimeve, dhe në disa prej tyre, nxënësve iu kërkohet që të reflektojnë përvojën e tyre të të mësuarit. |
A i inkurajojnë metodat nxënësit për t’i parë problemet dhe temat nga këndvështrime të ndryshme? |
Ora 1 – Unë kam një emër. Fëmijët bëhen të vetëdijshëm se si e perceptojnë njëri-tjetrin, dhe se çdo individ është një person unik. |
A e mbështesin metodat mendimin kritik dhe diskutimin në klasë? |
Të gjitha modulet përfshijë diskutimin dhe të menduarit kritik. |
A e lejojnë metodat të mësuarit me anë të “mendjes, zemrës dhe dorës”? |
Punët e artit, kutia e thesarit, të vepruarit si magjistar. |
A i lejojnë metodat nxënësit të përjetojnë kompetencat e tyre? |
Mësimi në mjedise të ndryshme (punë individuale, të mësuarit bashkëpunues, seancat plenare). |
A i lejojnë metodat llojet e ndryshme të nxënësve të mësojnë në mënyra të ndryshme (të mësuarit konstruktivist)? |
Mjedise të të mësuarit individual dhe një gamë e gjerë e aktiviteteve lejojnë lloje të ndryshme të nxënësve të punojnë dhe zhvillohen sipas nevojave të tyre. |
A i trajnojnë metodat nxënësit të zhvillojnë aftësitë bazë (për shembull, mbledhjen e informacionit, përgatitjen e një prezantimi, planifikimi i një projekti, punën në ekipe)? |
Aftësitë themelore mund të mësohen në mënyrë ideale në punën me projekte, duke përfshirë mbledhjen e informacionit, përgatitjen e një prezantimi, planifikimin e një projekti, punën në ekipe. |