1. Versioni i Konventës për të Drejtat e Fëmijës për nxënësit

Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 3: Dokumente dhe materiale mësimore » 1. Versioni i Konventës për të Drejtat e Fëmijës për nxënësit

Përse është i nevojshmë një version i tillë?

Versioni i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, i hapur nga asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e miratuar dhe e ratifikuar nga pothuajse nga të gjitha shtetet e botës, është një dokument ligjor që është shkruar me një gjuhë shumë teknike dhe të ndërlikuar. Nëse kërkojmë që të fëmijët të kuptojnë të drejtat e tyre, është e nevojshme që ato të shprehen me gjuhë të thjeshtë. Përveç kësaj, neni 42 i konventës shpall se është detyrë e qeversisë që, në mënyra të ndryshme, të informojë të rinjtë për të drejtat e tyre. Pa dyshim, ky version i Konventës së KB për të Drejtat e Njeriut është i ndryshëm nga teksti origjinal dhe u jep fëmijëve mundësinë të njihen në mënyrë aktive me të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë, shumë njerëz mund të bëhen të vetëdijshmë për këto të drejta.

Po flasim shumë për të drejtat, por cilat janë përgjegjësitë tona?

Të drejtat dhe përgjegjësitë nuk mund të shqyrtohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Konventa përshkruan të drejtat që fëmijëve u garantohen   nga qeveritë e tyre.  Si në të gjitha marëdhëniet, si ato mes shokësh, në familje, në shkollë, në klube sportive ose ndërmjet vendeve, ne kemi përgjegjësi ndaj njerëzve të tjerë, ashtu si ata kanë ndaj nesh. Dy prej këtyre përgjegjësive janë respekti dhe toleranca. Konventa e KB për të Drejtat e Fëmijës përshkruan këto përgjegjësi bazë të qeverisë ndaj njerëzve nën moshën 18 vjeç.

Versioni i Konventës për të Drejtat e Fëmijës për nxënësit

Neni

E drejta

Përshkrim i shkurtër

1

Përkufizimi i fëmijës

Fëmija është personi nën moshën 18 vjeç.

2

Mos diskriminimi

Asnjë fëmijë nuk duhet të diskriminohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinionit, vendit të origjinës, varfërisë ose pasurisë, paaftësisë ose përkatësisë në një pakicë etnike.

3

Mirëqënia e fëmijës është e rëndësishme

Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqënia e fëmijës është parësore.

4

Zbatimi i të drejtave

Çdo shtet duhet të sigurojë, në maksimumin e mundësive të tij, zbatimin e të drejtave të fëmijës.

 5

Respekti për të drejtat prindërore

Çdo shtet është përgjegjës për të siguruar që detyrimet, të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve të përmbushen në mënyrë të tillë që fëmijët të jenë të lirëtë ushtrojnë të drejtat e tyre. (Qeveritë duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve, anëtarëve të fëmiljes ose kujdestarëve ligjorë duke informuar dhe këshilluar fëmijët për të drejtat e tyre).

6

Mbijetesa dhe zhvillimi i fëmjës

Çdo fëmijë ka të drejtë për të jetuar dhe mbijetuar. Shteti duhet të garantojë zhvillimin fëmijës dhe të rinjve.

7

Emri dhe nënshtetësia

Çdo fëmijë, që nga lindja, ka të drejtën për një emër, për një nënshtetësi dhe për përkujdesje nga prindërit e tij.

8

Mbrojtja e identitetit

Çdo fëmijë ka të drejtë të mbajë ose të rrimarë emrin e tij, nënshtetësinë dhe marrëdhëniet famijlare.

9

Ndarja e prindërve

Çdo fëmijë ka të drejtën për të jetuar me prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo është për mbrojtjen nga prindërit e tyre.Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga njëri ose nga të dy prindërit, ata kanë të drejtën të dëgjohen. Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga njëri ose nga të dy prindërit, ata kanë të drejtë të dinë vendndodhjen e tyre.

10

Ribashkimi i familjes

Çdo fëmijë ka të drejtë të lerë çdo shtet dhe të udhëtojë për në vendin e tij, për t’u bashkuar me familjen e tij.

11

Mbrojtja nga rrëmbimi

Çdo shtet duhet të luftojë kundër rrëmbimit të fëmijës dhe largimit të tij në një vend tjetër dhe moskthimin e fëmijës nga një prind ose nga një person tjetër.

12

E drejta e opinionit vetjak

Çdo fëmijë ka të drejtë të dëgjohet dhe të shprehë mendimin e tij për të gjitha çështjet që lidhen me jetën e tij. Në mënyrë të veçantë, kjo ka vlerë ligjore ose në procedurat administrative. Sa më i rritur të jetë fëmija, aq më shumë duhet të dëgjohet mendimi i tij.

13

Liria e shprehjes

Çdo fëmijë ka të drejtën të shprehë lirisht opinionin e tij dhe të marrë e të përhapë informacion përmes medies. Çdo fëmijë ka edhe përgjegjësinë për të shprehur mendimin e tij, duke respektuar edhe të drejtat e të tjerëve.

14

Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë

Çdo fëmijë ka të drejtë të ushtrojë lirisht fenë e tij dhe të ushtrojë lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes. Shteti duhet të respektojë të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve gjatë zbatimit të këtyre të drejtave.

15

E drejta për grumbullime publike paqësore

Çdo fëmijë ka të drejtë për t’u bashkuar me fëmijë të tjerë, për të hyrë ose për të krijuar shoqata ose bashkime, për sa kohë në këtë proces nuk shkelin të drejtat e të tjerëve.

16

Mbrojtja e jetës private

Çdo fëmijë ka të drejtë për të mos pasur ndërhyrje në jetën private, të familjes, të banesës ose të korrespondencës. Përveç kësaj, çdo fëmijë ka të drejtë që askush të mos dëmtojë figurën e tij.

17

E drejta për t’i siguruar informacionin e duhur

Çdo shtet duhet të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi reale për informacione përmes formave të ndryshme të medies dhe që ata të kenë mundësi të fitojnë njohuri që janë të rëndësishme për mirëqënien e tyre. Shteti ka detyrimin të mbrojë fëmijët nga informacionet e dëmshme.

18

Përgjegjësia e prindërve

Prindërit ose kujdestarët e fëmijëve janë përgjegjës për rritjen e fëmijës. Shteti ka përgjegjësinë t’i mbështesë ata në këtë, për shembull, të mundësojë kujdesin për fëmijët në rastet kur prindërit duhet të punojnë.

19

Mbrojtja nga abuzimet

Shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës nga abuzimet e prindërve ose të njerëzve të tjerë. Ata kanë të drejtën të kenë një familje birësuese ose kujdes në institucione e duhura që marrin parasysh edhe prejardhjen fetare, kulturore e gjuhësore.

20

Të rinjtë pa familje

Çdo fëmijë që nuk jeton me familjen e tij, ka të drejtë për mbrojtje dhe mbështetje të veçantë. Ai ka të drejtë për një familje birësuese ose një institucion të përshatshëm që mban parasysh prejardhjen fetare, kulturore ose gjuhësore.

21

Birësimi

Një fëmijë mund të birësohet, nëse birësimi autorizohet, pranohet dhe aprovohet nga vendi dhe nëse i shërben mirëqenies së fëmijës

22

Fëmijët refugjatë

Çdo fëmijë, i cili është i detyruar të largohet nga vendi i tij, që është refugjat dhe kërkon azil, ka të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti.

23

Fëmijët me aftësi të kufizuar

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën për kujdes dhe arsim të veçantë. Ai duhet të ndihmohet për të qenë i pavarur dhe për të marrë pjesë aktive në komunitetit të tij.

24

Shërbimet shëndetësore dhe mjekësore

Çdo fëmijë ka të drejtë për kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor. Shteti ka detyrimin të luftojë vdekshmërinë foshnjore, të sigurojë mundësitë mjekësore për të rinjtë, të luftojë ushqimin e pamjaftueshëm dhe sëmundjet, të garantojë kujdes mjekësor për gratë shtatzëna dhe nënat e reja, të garantojë edukimin shëndetësor, të zhvillojë parandalimin në sektorin e shëndetit publik dhe të zhdukë zakonet që janë në dëm të fëmijëve.

25

Rishikimi i trajtimit ose kujdesit

Çdo fëmijë që ka qenë pranuar në një institucion për mbrojtjen, kujdesin ose trajtimin e tij ka të drejtë të kërkojë kontrollin dhe rishikimin e pranimit.

26

Sigurimi shoqëror

Çdo fëmijë ka të drejtën për siguri shoqërore, të tillë si sigurimet shoqërore. Shteti garanton pagesat për fëmijën, më varësi të situatës financiare të familjes ose të kujdestarit.

27

Standardi i jetesës

Çdo fëmijë ka të drejtë për një standard jetese në përputhje me zhvillimin e tij fizik, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Prindërit ose kujdestarët janë përgjegjësit kryesorë për të siguruar një gjë të tillë. Shteti ka detyrimin t’i mbështesë ata.

28 Arsimi

Çdo fëmijë ka të drejtë të për arsimim dhe shkollim. Shteti ka detyrimin të bëjë arsimin bazë falas dhe detyruar dhe arsimin e mesëm të mundur për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë. Shteti ka detyrimin të sigurojë që fëmijët dhe të rinjtë të trajtohen si duhet në shkollë dhe të drejtat e tyre njerëzore të mos shkelen.

29

Qëllimet arsimore

Arsimimi shkollor duhet të zhvillojë personalitetin dhe talentin e çdo fëmije, të përgatisë çdo fëmijë për jetën e rritur dhe të nxisë fëmijët për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat e tyre, si dhe kulturën dhe vlerat e të tjerëve.

30

Fëmijët e pakicave

Çdo fëmijë që i përket një pakice ka të drejtën të mësojë për kulturën, fenë dhe jetën e tij artistike dhe t’i ushtrojë ato.

31

Pushimi, loja dhe koha e lirë

Çdo fëmijë ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, në të cilën mund të luajë dhe të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore dhe artistike.

32

Puna e fëmijëve

Çdo fëmijë ka të drejtë për mbrojtje nga çdo formë e shfrytëzimit dhe pune, që mund të dëmtojë arsimimin dhe zhvillimin e tij. Shteti ka detyrimin të përcaktojë një moshë minimale të fëmijës për t’u lejuar të punojë dhe një numër orësh në ditë dhe kushte pune.

33

Mbrojtja nga drogat narkotike

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga prodhimi dhe tregtimi i drogave të paligjshme.

34

Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual dhe nga prostitucioni dhe pornografia.

35

Mbrojtja nga shitja dhe trafikimi

Shteti duhet të ndërmarrë të gjitha masat në juridisksionin e tij, për të garantuar që fëmijët dhe të rinjtë të mos shiten dhe trafikohen.

36

Mbrojtja nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit (p.sh. të lypurit)

37 Tortura dhe burgimi

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga tortura, trajtimi ose ndëshkimi mizor, arrestimi i paligjshëm ose nga çdo formë tjetër e shkeljes së lirisë personale. Shteti ka detyrimin të ndalojë dënimin me vdekje dhe burgimin e përjetshëm për të rinjtë. Nëse një fëmijë burgoset, ai ka të drejtën për trajtim njerëzor dhe me respekt. Nëse një fëmijë ose i ri arrestohet, ai duhet të mbahet i izoluar nga të rriturit, t’i mundësohet kontakti me fëmiljarët dhe të ketë të drejtë për mbrojtje ligjore.

38 Lufta dhe konfliktet e armatosura

Fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 15 vjeç kanë të drejtë të mos përfshihen në luftë dhe në konflikte të armatosura. Shteti ka detyrimin të sigurojë mbrojtje të veçantë për fëmijët që janë të prekur nga lufta.

39 Rehabilitimi dhe integrimi

Çdo fëmijë, që është viktimë e konfliktit të armatosur, torturës, shpërfilljes dhe shfrytëzimit, ka të drejtë për kujdesin e duhur për riaftësimin e shëndetit të tij mendor dhe fizik dhe për integrimin e tij në një komunitet.

40 Drejtësia për rininë

Çdo fëmijë i akuzuar për një krim ka të drejtën të trajtohet me dinjitet në gjykatë. Ai është i pafajshëm, deri sa fajësia e tij të jetë provuar në gjykatë. Çdo fëmijë ka të drejtën për një gjyq të drejtë, një intepretues (nëse është e nevojshme), për mbrojtjen e jetës private dhe për apelim të vendimit të gjykatës. Shteti ka detyrimin të vendosë një moshë minimale, nën të cilën fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi penale. Shteti ka edhe detyrimin të ofrojë alternativa për ndëshkimin e fëmijëve dhe të rinjve, përveç burgosjes.

41 Standardet e larta kombëtare kanë përparësi

Nëse një vend ka ligje që mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë më mirë se konventa e të drejtave të fëmijës, atëhere këto ligje kanë përparësi në zbatim.

42 Informimi i të gjithëve për të drejtat e njeriut

Çdo shtet ka përgjegjësinë të bëjë të  drejtat e fëmijëve, në mënyrë të kuptueshme  për të rriturit dhe fëmijët.