Mësimdhënia e demokracisë

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë

Një përmbledhje modelesh për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut….

Lexonimëshumë

Ky manual për mësuesin përmban një përmbledhje ushtrimesh dhe modelesh për Edukimin për Qytetarinë Demokratike (EQD) dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut (EDNJ) në shkolla  dhe në mjediset jo-formale të arsimit. Këto modele mësimdhënieje sigurojnë kuadrin për të nxitur nxënësit të bëhen aktivë, përmes shembujve dhe thellimeve në të kuptuarit e e  parimeve të përgjithshme të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Shumë ushtrime përshtaten me lehtësi për grup-mosha të ndryshme, ndërkohë që shkalla e reflektimit mund të  jetë e ndryshme.

Larmia e gjerë e qasjeve pasqyron faktin që, për këtë libër, kanë kontribuar autorë nga të gjitha vendet  e Evropës. Ata janë mbështetur në burime dhe tradita të ndryshme mësimdhënieje dhe të mësuari  dhe kanë përzgjedhur modele të njohura nga përvoja praktike dhe të testuar në klasë. Megjithatë, çdo pjesë të këtij libri përshkohet nga një kuptim i përbashkët për EQD/EDNJ: në EQD/EDNJ, metoda mbart mesazhin. Ky manual u jep  lexuesve mundësinë të zgjedhin dhe provojnë traditat dhe qasjet e ndryshme në Edukimin për Qytetarinë Demokratike dhe në atë për të Drejtat e Njeriut.

$vol_num
Redaktorët

Rolf Gollob and Peter Krapf

Autorët

Rolf Gollob and Peter Krapf

Vëllimi (6)

Vëllimi VI I Vëllimeve EQD/EDNJ I-VI Edukimi për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në praktikën e shkollës Njësi mësimore, koncepte, metoda, modele