Ushtrimi 2.2. – Sistemi i vlerave

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 2 – Qartësimi i vlerave » Ushtrimi 2.2. – Sistemi i vlerave
Objektivi mësimor Nxënësit zbulojnë se vlerat e ndryshme janë një burim përplasjesh të mundshme.
Mjetet Letër dhe stilolapsa, një fletë pune që përmban një listë vlerash të ndryshme.

 

Procedura

Çdo nxënësi i jepet një listë me 20 vlera, jo sipas një renditjeje të veçantë: suksesi shoqëror, dashuria, bindja, siguria, paqja, rendi, dinjiteti i njeriut, vlerësimi për veten, barazia, vlerësimi për të tjerët, ndershmëria, familja, solidariteti, përgjegjshmëria, drejtësia, duresa, liria, konkurrenca, shëndeti, atdhetarizmi.

  1. Nxënësit punojnë në çifte.
  2. Mësuesi kërkon që nxënësit t’i grupojnë vlerat në tri kategori. « Në grupin e parë, vendosni ato që ju duken më të rëndësishme; në grupin e dytë, ato më pak të rëndësishme; dhe, në fund, ato që nuk mund të grupohen.» Kjo punë duhet të bëhet ngadalë dhe me vëmendje.
  3. Nxënësit japin mendimet e tyre në çifte,  që duke i këmbyer  për të krijuar çifte të reja.
    Hierarkia nuk parapëlqehet nga asnjë çift. Në këtë veprimtari, nxënësit nuk vlerësohen me notë ose me forma të tjera.
    Mësuesi duhet të theksojë ndryshimin ndërmjet vlerave ideale të thjeshta dhe atyre të frytshme – ato që marrin parasysh një lloj sjelljeje.
  4. Kërkojuni nxënësve të ruajnë listën me zgjedhjet e tyre të para.

Shtojcë

  1. Nxënësit formojnë grupe me nga tre veta dhe krahasojnë sistemet e tyre përkatëse (lista e zgjedhjes së parë), duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
    – Përse  e kam zgjedhur këtë vlerë si më të rëndësishmen?
    – A ka kjo vlerë ndonjë rëndësi për sjelljen time të vërtetë?
    – Cilat janë pengesat për arritjen e saj?
    – Cili është konflikti im kryesor?
    – Çfarë mund të bëj për ta zgjidhur atë?
    – Cilat janë qëndrimet individualiste, të kundërta me angazhimet e vërteta kolektive?
  2. Nxënësit grupojnë vlerat sipas kategorive, për shembull, etika e përgjithshme ose të drejtat e njeriut, përdorimi i praktik, suksesi i përgjithshëm ose shoqëror.
    Cili grupim duket se është më i rëndësishmi?
    Individi, kur ballafaqohet me zgjedhje, mund të veprojë pa u menduar,  sipas zakonit,  ose i nxitur nga ato që duken se janë arsyet më të mira për të vepruar. Ne mendojmë për vlerat kur kërkojmë të zgjedhim  qëllimet dhe jo mjetet më të mira për arritjen e tyre.
  3. Ky proces mundëson një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët që ballafaqohen me argumente të kundërta kur ka konflikt interesash. Edhe pse shpesh, shtyhemi të përdorim moralin për të mbrojtur interesat vetjake, disa parime janë të nënkuptuara dhe në veprim. Respekti për individin është një parim, një rregull, që e bën të mundshëm pranimin ose mospranimin e një kategorie veprimesh të caktuara.
    Kriteri më i besueshëm për të ditur nëse një rregull i sjelljes ndihmon në respektimin e individit është prapësimi. Kjo na bën t’i japim po aq rëndësi interesave të të tjerëve sa edhe tonave.
    Nxënësit, në grupe, duhet të formulojnë disa parime të tilla si:
    – Ligji duhet zbatuar gjithmonë
    – Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë jetën si t’u duket më mirë.
    Pastaj, ata mund të identifikojnë pikëpamjet e shprehura dhe parimet kryesore.