Ushtrimi 2.3. – Filozofia e jetës

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 2 – Qartësimi i vlerave » Ushtrimi 2.3. – Filozofia e jetës
Objektivi mësimor Nxënësit kuptojnë se vlerat kanë rëndësi të ndryshme praktike.
 Mjetet Një listë me jetë të ndryshme në një afishe ose në dërrasën e zezë.

Procedura

  1. Nxënësit vlerësojnë çdo «mënyrë të jetës» me ndihmën e shkallës së mëposhtme:
    7 – E pëlqeni shumë
    6 – E pëlqeni
    5 – E  pëlqeni plotësisht
    4 – Jeni moskokëçarës ndaj saj
    3 – Nuk ju bëhet vonë për të
    2 – Nuk e pëlqeni
    1 – Nuk e pëlqeni fare.
  2. Mësuesi kërkon nga nxënësit të krahasojnë vlerësimin e tyre në çifte ose në grupe me tre ose katër vetash.

Zgjerim

Nxënësit   përshkrim me shkrim mënyrën ideale të jetës së tyre (ata duhet të përpiqen të shmangin së përshkruari mënyrën e tyre të jetës). Kështu zbulojnë se cilat janë kundërshtitë; a përputhen ato me shkallën e tyre të vlerave?

Materialet

Mënyra të ndryshme të jetës

  1. Cilësitë vijuese janë të nevojshme në jetë: përmbajtja, zgjuarsia, drejtpeshimi i ekstremeve, miqësia, vetëkontrolli, disiplina, largpamësia, mirësjellja dhe respekti për traditat e caktuara.
  2. Çështjet kryesore në jetë janë: liria individuale dhe intelektuale, moskokëçarja ndaj interesave materiale dhe botës fizike.
  3. Vetitë më të rëndësishme janë: dhembshuria, dashuria, përkushtimi, kontrolli i pasioneve dhe interesave, çiltërsia me të tjerët. Nuk duhet pasur besim te zgjuarsia për keq, dëshira për pushtet dhe egoizmi.
  4. Të gëzosh jetën ka më tepër rëndësi se të ndryshosh botën; refuzimi  etikës, i disiplinës dhe i vetëmohimit;  nevoja për shoqëri, por me periudha vetmie.
  5. Individi duhet të identifikohet me grupin dhe të kërkojë miqësinë e tij. Të qenit i shoqërueshëm dhe veprimi janë të rëndësishme, ashtu sikundër hedhja poshtë e përsiatjes si abstraktim, për vetminë dhe interesat materiale. Parapëlqehen gjithmonë konkretizimi emocional pozitiv edhe kënaqësitë e përbashkëta.
  6. Individët duhet të kërkojnë të  merren me veprimtari fizike të bollshme, eksplorimin e botës së vet dhe të shqisave praktike, parapëlqimin për punë, hedhjen poshtë të ëndrrave që i ngjallin mallin për të kaluarën, kundërshtimin e rehatisë dhe vetëkënaqësisë.
  7. Megjithëse ditët ndjekin njëra-tjetrën, ato janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Paqëndrueshmëria dhe përshtatja janë kryesore, andaj njerëzit duhet të kenë dëshirën të gëzojnë çdo çast të rëndësishëm të jetës. Mbi të gjitha, mos bjerë skllav i një ideje të vetme.
  8. Kënaqësitë e thjeshta janë të rëndësishme: rehatia, miqësia, çlodhja, shëndeti i mirë, kundërshtimi i kënaqësive të forta e të ndërlikuara, hedhja poshtë e ambicies dhe fanatizmit.
  9. Çiltërsia dhe mendjemprehtësia janë të domosdoshme: kënaqësia dhe suksesi vijnë vetë; prit me qetësi dhe mendjemprehtësi.
  10. Njerëzit duhet të kenë vetëkontroll, por duhet të hapin sytë, të jenë të vetëdijshëm për fuqinë e të tjerëve dhe kufizimet e vetë njeriut. Ata duhet të jenë bujarë, por jo utopikë, dhe në jetë duhet të ecin me vetëkontroll dhe dinjitet.
  11. Shqyrtimi është i rëndësishëm. Bota është tepër e madhe dhe mjaft agresive. Jeta shpirtërore është thelbësore dhe ka përparësi mbi një botë të pavlerë dhe sipërfaqësore, që duhet të hidhet poshtë.
  12. Vëmendja duhet përqendruar te: veprimi, ekzekutimi, sfida, ndërtimi; trupi, duart, muskujt janë jeta e vërtetë. Maturia, rehatia dhe çlodhja duhen të hidhen poshtë.
  13. Qeniet njerëzore rrojnë për të shërbyer: t’u sjellësh dobi të tjerëve duke nxitur mbarëvajtjen  e tyre vetjake. Jepu plotësisht pas botës; ji i përulur, i qëndrueshëm, besnik, i epshëm. Prano pa bërë pyetje, puno për sundimin e së Mirës.