Ushtrimi 3.4. – Udhëtim me balonë
Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 3 – Njohja me të drejtat e njeriut » Ushtrimi 3.4. – Udhëtim me balonëObjektivat mësimore |
Nxënësit vetëdijesohen për vlerat universale të të drejtave të njeriut. Ata e kuptojnë se disa të drejta të njeriut janë të përfshira në mënyrë të plotë tek të tjerat por, në brenda sistemit të të drejtave të njeriut, kjo përbën një dallim po qe se të drejtat e veçanta të njeriut janë të mbrojtura apo jo. Nxënësit kuptojnë se të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme, dhe se shfuqizimi i padrejtë i të drejtave të njeriut çon në diktaturë. |
Shënim mbi përdorimin | Kjo lojë mund të përdoret si një hyrje në fillim të pjesës së mësimit mbi të drejtat e njeriut ose si një ushtrim që mund të lihet për në fund. |
Burimet | Stilolapsa dhe letër, fletë mundësisht të mëdha për t’u vendosur në mur; lista e të drejtave që do të flaket/renditet sipas përparësisë. |
Procedura
- Mësuesi drejton lojën. Nxënësit formojnë grupe me nga pesë deri në gjashtë veta. Secili grup merr një afishe dhe lapustila. Nxënësit të vizatojnë një balonë me ajër të nxehtë mbi oqean ose mbi ndonjë peizazh lokal. Thasët me rërë, që simbolizojnë dhjetë të drejtat e njeriut, ngjiten në afishe. (shih listën e mëposhtme).
- Tani fillon loja. Nxënësit duhet të përfytyrojnë sikur po udhëtojnë me «balonën e të drejtave të njeriut». Balona rrezikon të bjerë dhe udhëtarët duhet të heqin ca rërë për të shmangur ndonjë aksident të rëndë.
Nxënësit duhet të vendosin përparësitë e të drejtave të njeriut të paraqitura nga thasët me rërë. Ata do të përdorin kriteret vijuese. A përfshihet një e drejtë plotësisht tek tjetra? A është e drejta konkrete me rëndësi të veçantë për demokracinë ose për nevojat tona vetjake? - Ndërkohë që nxënësit mendojnë për përparësitë, balona vazhdon të ulet dhe ata duhet të vazhdojnë të hedhin thasë (të drejta) të tjerë në intervale të rregullta. Vetëm pasi hidhen katër a pesë thasë, balona ulet në tokë në mënyrë të sigurt.
- Reflektimi në «seancë plenare». Secili grup paraqet listën e vet para gjithë klasës/grupit dhe shpjegon (disa nga) përparësitë e veta. Pastaj listat mund të krahasohen. A ka shumë dallime mes tyre? Po ashtu, duhet të ketë një llogaridhënie të shkurtër lidhur me punën në grupe. A ishte e vështirë të binin në një mendje? A ishte e vështirë t’u jepej përparësi disa të drejtave të njeriut, në vend se të të tjerave? Urojmë që të pranohet se të gjitha të drejtat e njeriut, të renditura në listë, janë të rëndësishme, por njerëzit mund të kenë përparësi të ndryshme, në qoftë se do t’u duhet të zgjidhnin.
Në një kushtetutë funksionale, shfuqizimi i ndonjë prej këtyre të drejtave do të shkaktonte dëme të rënda për demokracinë. Të drejtat e njeriut janë të drejta natyrore dhe prandaj të patjetërsueshme. Prandaj, udhëtimi me balonë qe një simulim rreth një gjendjeje që urojmë të mos ndodhë kurrë – sundimin e ndonjë diktatori.
Nëse nxënësit vënë në pikëpyetje rregullat e lojës, duke u bazuar në arsyetimin e mësipërm, atëherë mund të themi se objektivi i të mësuarit është arritur plotësisht.
Reflektimi mund të zgjerohet, duke shqyrtuar se cila nga këto të drejta është përfshirë në kushtetutën e vendit dhe si mbrohen këto të drejta.
Zgjerim
Kur ushtrimi bëhet me nxënësit më të vegjël, thasët e rërës (të drejtat), duhet të shkëmbehen me gjëra më të njohura për ta, për shembull, «zgjedhjet e lira» mund të
zëvendësohen me «lodra». Gjatë marrjes në pyetje, këto gjëra mund të lidhen me të drejtat e fëmijëve.
Materialet
InformacioniThasët në balonë përfaqësojnë të drejtat e mëposhtme:
|