Ushtrimi 3.5. – Dëshirat dhe nevojat

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 3 – Njohja me të drejtat e njeriut » Ushtrimi 3.5. – Dëshirat dhe nevojat
Objektivi mësimor Nxënësit kuptojnë dallimin midis atyre që dëshirojnë ose që  do të dëshironin dhe atyre për të cilat kanë vërtet nevojë.
Materialet Letër, stilolapsa, gërshërë.

Procedura

  1. Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të vizatojnë, në copa letre, disa nga gjërat që ata mendojnë se u nevojiten (mësuesi mund t’i përgatitë copat në fjalë përpara mësimit ose t’i vërë nxënësit t’i presin vetë ato). Secili prej tyre mund të bëjë rreth 8–10 vizatime secili.
  2. Kur vizatimet janë  gati, mësuesi i ndan nxënësit në grupe.
  3. Çdo grup duhet të merret vesh që të  mbajnë vetëm pesë prej vizatimeve. Në tryezë duhen lënë vetëm pesë nga gjërat më të rëndësishme. Pastaj grupet i sqarojnë njëra-tjetrës se çfarë kanë zgjedhur. A kanë zgjedhur të gjitha të njëjtën gjë?

Zgjerim

Mësuesi shtrin në klasë një litar për nderjen e teshave, në të cilin,  mbërthen me kapëse një numër vizatimesh. Ai diskuton me klasën se cilat nga vizatimet mund të hiqen, gjëra që nuk nevojiten vërtet. Në fund, te litari duhet të varen vetëm pesë vizatime. A mundet që nxënësit të merren vesh se cilat duhet të jenë ato?