Ushtrimi 3.6. – Arka e kursimeve

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 3 – Njohja me të drejtat e njeriut » Ushtrimi 3.6. – Arka e kursimeve
Objektivat mësimore Ky është një ushtrim për fëmijët nën gjashtë vjeç. Ata e kuptojnë që fëmijët kanë të drejta, e marrin vesh se të këto drejta ekzistojnë dhe është me rëndësi zbatimi i tyre.
Burimet Arka e kursimit është një kuti tejet e bukur, të cilën fëmijët e kanë zbukuruar dhe mbushur vetë (me artikuj gazetash, piktografi të UNICEF që ilustrojnë drejtat e fëmijëve, kukulla dhe sende të ndryshme).

Procedura

  1. Në fillim, kutia përmban:
    – dy vizatime që përfaqësojnë të drejtën e barazisë dhe të drejtën për t’u dhënë ndihmë personave të paaftë fizikisht ose  mendërisht;
    – dy kukulla që përfaqësojnë fëmijë nga Guatemala.
  2. Fëmijët, duke grumbulluar sende që përfaqësojnë të drejtat e fëmijëve dhe duke i vënë ato në arkën e kursimeve, kuptojnë rëndësinë e këtyre të drejtave. Projekti Arka e Kursimeve duhet të vazhdojë deri në fund të shkollës fillore.
  3. Çdo nxënës, përveç arkës së madhe të kursimeve, ka arkën e vet të vogël të kursimeve.