Kapitulli 4 – Të kuptojmë të tjerët
Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 4 – Të kuptojmë të tjerëtHyrje
Figura tregon një vajzë që shikon me thjerrë zmadhuese një djalë. Pamja e krijuar nga thjerra zmadhuese është e ngjashme, por jo e njëjtë me djalin në të vërtetë. Ky nuk e di se si duket pamja e tij. Figura e re mund të jetë e gabuar apo e vërtetë, madje mund të nxjerrë në pah më shumë hollësi se ato për të cilat djali është i vetëdijshëm ose do të donte të shfaqte. Si njëri, edhe tjetri, janë duke buzëqeshur, kështu që dallimet ndërmjet perceptimit dhe realitetit nuk duket se paraqesin një problem. Vajza qesh me pamjen e djalit dhe jo me djalin e vërtetë
Të gjithë ne i drejtojmë syzet tona zmadhuese, si të thuash, për te njerëzit e tjerë dhe pamjet e tyre i ruajmë në mendje. Njerëzit i gjykojmë nga këto pamje mendore. Ato janë lënda e parë nga të cilat krijojmë stereotipat. Të gjithë ne, nga thjeshtëzime të tilla, vizatojmë botën e ndërlikuar, të cilën askush nga ne nuk është në gjendje ta kuptojë plotësisht. Nëse stereotipat shndërrohen në paragjykime, sidomos negativë, atëherë ato mund të mbjellin përçarje dhe armiqësi në shoqëri.
Ushtrimet në këtë kapitull i ndihmojnë nxënësit të bëhen të vetëdijshëm për perceptimet e tyre dhe për paragjykimet e të tjerëve, për të reflektuar në mënyrë kritike për to dhe për t’i ndrequr nëse është e nevojshme. Prandaj, ky kapitull përqendrohet në shkallën shoqërore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Perceptimet tona të përbashkëta, paragjykimet dhe mënyrat e bashkëveprimit me njëri-tjetrin, sigurojnë themelin mbi të cilin duhen ngritur demokracia dhe të drejtat e njeriut. Nuk mjafton që demokracia dhe të drejtat e njeriut të parashtrohen si të vetmet parime të rëndësishme të qeverisjes dhe të kushtetutës; edhe rrënjët e tyre shoqërore dhe kulturore janë njëlloj të rëndësishme.
Në përgjithësi, nxënësit duhet të kuptojnë veprimin e stereotipave në uljen e shkallës së kompleksitetit të shoqërive tona dhe të botës ku jetojmë. Ata duhet të kuptojnë se stereotipat mund të jenë të rrezikshme, pasi mbjellin farën e armiqësisë në shoqëri. Kjo mund të ndodhë, sidomos, kur përballemi me njerëzit të huaj, që na ngjallin ndjenjën e frikës. Edukimi i ndihmon njerëzit të identifikojnë paragjykimet dhe stereotipat mashtruese dhe t’i ndreqin ato.
Nxënësit më të rritur mund të kuptojnë se perceptimet dhe paragjykimet tona në fund ndihmojnë për një kulturë që, ose mbështet, ose minon, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në një bashkësi. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, demokracia fillon me mua dhe ju.
- Ushtrimi 4.1. – Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë
Objektivat mësimore Nxënësit mësojnë të njohin dhe ta pranojnë njëri-tjetrin në një grup. Ata zbulojnë se kanë më shumë të përbashkëta në...
- Ushtrimi 4.2. – Ndryshimet
Objektivat mësimore Nxënësit i ndiejnë ndryshimet dhe e kuptojnë se ato janë të rrënjosura në përbërjet shoqërore. Përjetimi i ndryshimeve është vendimtar...
- Ushtrimi 4.3. – Të vërteta dhe të rreme
Objektivat mësimore Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për stereotipat dhe i vlerësojnë ato në mënyrë kritike. Ata e kuptojnë se thjeshtëzimet dhe stereotipat...
- Ushtrimi 4.4. – Mbresat e para
Objektivat mësimore Nxënësit janë në gjendje të identifikojnë stereotipat dhe bëhen të vetëdijshëm rreth larmisë së përshtypjeve dhe perceptimeve që njerëzit kanë...
- Ushtrimi 4.5. – Të gjithë ne kemi paragjykime
Objektivat mësimore Në këtë ushtrim, nxënësit vënë në dyshim stereotipat dhe paragjykimet për njerëzit e tjerë dhe ndaj pakicave. Ato zbulojnë perceptimet...
- Ushtrimi 4.6. - Të gjithë jemi të barabartë, por disa ca më shumë
Objektivat mësimore Nxënësit identifikojnë dhe analizojnë arsyet e nxitjet që çojnë në diskriminimin e të tjerëve. Ky ushtrim përqendrohet në ndikimin...
- Ushtrimi 4.7. – Turistët
Objektivat mësimore Kjo lojë që bën t’i kuptosh më mirë të tjerët simulon përplasjen midis kulturave dhe u lejon nxënësve të vëzhgojnë...
- Ushtrimi 4.8. – Globingo: «Qenia njerëzore është pjesë e gjithë botës”.
Objektivat mësimore Qëllimi i kësaj loje është që të tregojë se një qenie njerëzore është pjesë e gjithë botës. Burimet Një fletë...