Ushtrimi 4.2. – Ndryshimet

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 4 – Të kuptojmë të tjerët » Ushtrimi 4.2. – Ndryshimet
Objektivat mësimore

Nxënësit i ndiejnë ndryshimet dhe e kuptojnë se ato janë të rrënjosura në përbërjet shoqërore.

Përjetimi i ndryshimeve është vendimtar në adoleshencë. Të rinjtë duan të tërheqin vëmendjen, të përfillen nga të rriturit dhe të nderohen nga njerëzit e tjerë. Një anë e rëndësishme e formimit të identitetit në adoleshencë është ndarja nga të rriturit, sidomos nga prindërit.

Nxënësit kuptojnë ndryshimet biologjike janë aq tw shumta, sa që  kurrkush nuk mund t’i identifikojë të gjitha ato. Për shembull, nuk është e mundur të thuhet se një formë inteligjence qëndron më lart se një tjetër. Dallimet që kanë rëndësi mes njerëzve janë të rrënjosura në shoqëri, për shembull: vlerat, statusi ose ndryshimet shoqërore. Në ato klasa, ku nxënësit u përkasin pakicave kulturore,  krijohet  një mundësi e mirë që nxënësit t’i shfaqin ato në një kontekst jo diskriminues.

Materialet Një tabak i madh letre.

 

Procedura

  1. Mësuesi shënon në listën e një flete të madhe letre sa më shumë lloje dallimesh mes njerëzve që të mundet.
  2. Klasa ndahet në katër grupe. Çdo grup  fut në listë një lloj dallimi të veçantë:
    – dallime fizike
    – dallime psikologjike
    – dallime shoqërore
    – dallime kulturore.
  3. Vlerësimi: nxënësit mendojnë për dallimet mes njerëzve:
    – «Ma do mendja që e di…»
    – «… por kam mësuar…»
    – «E papritura më e madhe ishte…»

Zgjerim

Mësuesi shpjegon pse njerëzit edhe ngjajnë, edhe ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Nxënësit përfytyrojnë, dhe hedhin në letër,  dy situata në  të cilat është e vështirë të përjetohen  dallime. Më tej, kjo mund të diskutohet me tërë klasën.