Ushtrimi 4.7. – Turistët

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 4 – Të kuptojmë të tjerët » Ushtrimi 4.7. – Turistët
Objektivat mësimore

Kjo lojë që bën t’i kuptosh më mirë të tjerët simulon përplasjen midis kulturave dhe u lejon nxënësve të vëzhgojnë stereotipat që ata paraqitin në lojën në fjalë. Kjo do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për mosmarrëveshjet e mundshme në të tilla situata. Ushtrimi i bën nxënësit të ndryshojnë pikëpamjet e tyre, duke e «vënë veten në vendin e të tjerëve».

Nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese.

Burimet Një copë letër apo karton, shënjuese me ngjyra; nëse është e mundur, disa pajisje turistike, p.sh. një aparat fotografik.

 

Procedura

Shënim mbi metodën

Më e mira e të mirave do të ishte po të punohej me dy klasa të ndryshme, ku secila për drejtues të kishte mësuesin e vet. Roli i dy mësuesve është që nxënësve t’u kujtojnë udhëzimet dhe tiparet dalluese të grupeve të tyre përkatëse: «turistët» dhe «të vegjlit».

  1. Dy grupet takohen në klasat e tyre përkatëse. Ata kanë 15 minuta për të krijuar kontekstin në të cilin do të kryhet puna dhe do të përgatiten për rolet e tyre.Turistët hedhin me shkrim të dhëna për vendin e tyre, u ngjallen shpresat për udhëtimin dhe bëjnë gati pajisjet që do t’u duhen gjatë udhëtimit, p.sh., aparat fotografik, celularët, valutë e huaj. Nëse këto nuk sigurohen aty për aty, atëherë ato t’i simbolizojnë me vizatime.

    Turistët «X» përkufizojnë kulturën e tyre: përbërja familjare, ekonomia, zejet që ushtrojnë, veshja dhe strehimi. Turistët «X», brenda mundësive, duhet të jenë sa më primitivë. Ata e emërtojnë vetë veten e tyre.

    Elementet kulturore duhet të jenë homogjene. Edhe këto mund të simbolizohen me vizatime.

  2. Kjo veprimtari mund të bëhet në kohën e mëposhtme në klasë.Dy «turistët», ndërsa bëjnë pazar për suvenire dhe bëjnë fotografi, takohen me anëtarët e e grupit «X».

    Ata kthehen në grup dhe tregojnë përvojën e tyre. Përshkruajnë se çfarë u ka rënë në sy në lidhje me kulturën e çuditshme të grupit «X».

    Anëtarët e grupit «X» ndajnë përshtypjet e tyre për takimin e parë me turistët, duke shprehur mendimin rreth qëndrimit të turistëve.

  3. Turistët mësyjnë vendin e grupit «X», anëtarët e të cilëve sikur nuk ua ka qejfi të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.
  4. Të dyja grupet takohen për të dhënë mendime:
  • Si ndihen turistët?
  • Po ata të grupit «X»?
  • Çfarë mendojnë turistët për ata të grupit «X»?
  • Çfarë mendojnë anëtarët e grupit «X» për turistët?
  • Turistët shpjegojnë çka u duket e vështirë në sjelljen e anëtarëve të grupit «X».
  • Anëtarët e grupit «X» sqarojnë çka u duket e vështirë në lidhje me sjelljen e turistëve.
  • Sipas anëtarëve të grupit «X», ç’duhej të bënin turistët në mënyrë që ta bënin më të lehtë takimin?
  • Sipas anëtarëve të grupit «X», ç’duhej të bënin turistët me qëllim që të krijonin më pak shqetësime?
  • Në rast se do të detyroheshit të shkonit përsëri në vendin e anëtarëve të grupit «X», çfarë duhet të dini ose të bëni që të silleni siç duhet?

Zgjerim

Nxënësit  intervistojnë anëtarët e bashkësisë së tyre që kanë vizituar vende të tjera ose  i ftojnë ata  në klasë për të ndarë përvojën e tyre me njerëz që kanë një prejardhje të ndryshme kulturore.

Variacion

Nxënësit imagjinojnë shoqërinë ideale dhe tregojnë ndryshime të rëndësishme në krahasim me kulturën e tyre.