Ushtrimi 5.2. – Përjashtime

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 5 – Funksionimi i drejtësisë » Ushtrimi 5.2. – Përjashtime
Objektivi mësimor Nxënësit njihen me temën e diskriminimit.
Burimet Numra të ndryshëm të afisheve me ngjyra, dhe një afishe e bardhë.

Procedura

Nxënësit punojnë në çifte.

  1. Mësuesi ngjit një afishe në ballin e secilit nxënës. Këta nuk duhet të dinë
    se ç’ngjyrë kanë ato. Për këtë arsye nxënësit duhet të mbyllin sytë kur u ngjitin afishet.
  2. Nxënësit hapin sytë. Tani çdonjëri prej tyre duhet të gjejë anëtarët e tjerë të grupit të tij a të saj, me grupet që e përftuara përfundimisht nga ngjyrat e afisheve të tyre.
  3. Reagime dhe përsiatje plenare. Këshillohen pyetje e të dhëna si ato që vijojnë:
    – Si u ndjetë kur ndeshët personin e parë që kishte afishe të njëjtë me tuajën?
    – Si ndihej personi i pajisur me afishe të bardhë?
    – A u përpoqët të ndihmonit njëri-tjetrin në grupin tuaj?
    – Si mund të bashkohet personi me afishe të bardhë?
  4. Ushtrimi mund të shërbejë për t’i njohur nxënësit me marrëdhënien mes grupeve të shumicës dhe atyre të pakicave në shoqëri:
    – Kush mund të jenë përjashtimet, të përjashtuarit, në shoqëri?
    – A mund të jetë përjashtimi zgjedhje vetjake?

Zgjerim

Ushtrimi mund të vazhdohet duke i sjellë kështu dobi grupit. Nxënësit mund të përfshihen më shumë, por kjo gjë mund të krijojë stres dhe armiqësi. Prandaj, mësuesi duhet ta njohë mirë klasën dhe duhet të jetë i përgatitur për të reaguar si duhet.