Ushtrimi 6.2. – Qëndrimet ndaj pushtetit5

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 6 – Të kuptuarit e filozofisë politike » Ushtrimi 6.2. – Qëndrimet ndaj pushtetit5
Objektivat mësimore

Nxënësit mund të bëjnë dallimin midis koncepteve të pushtetit dhe nëntekstit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Nxënësit zhvillojnë të dëgjuarit aktiv (mësimdhënia përmes të drejtave të njeriut).

Burimet Komplet me shënime të shtypura për nxënësit: «Shpallje mbi pushtetin dhe qeverisjen».

Procedura

  1. Nxënësit ndahen në çifte. Ata studiojnë citimet  dhe vendosin se me cilat ndajnë të njëjtin mendim.
  2. Ata shkruajnë arsyet që e mbështetin një shpallje të caktuar.
  3. Çiftet paraqitin rezultatet e tyre në klasë.
  4. Nxënësit identifikojnë shkollat ​​themelore të mendimit politik; mësuesi përdor përfundimet dhe diskutimin në klasë për t’i njohur nxënësit me qasjet (e zgjedhura) e mendimit politik (qasja induktive, që lejon përdorimin e metodave të ndryshme – leksionet e mësuesit e ndoshta vetë nxënësit; studimi i fragmenteve).

Zgjerim

Nxënësit reflektojnë për sistemet e vlerave të tyre individuale.

Nxënësit i lidhin idetë politike me politikat e partive dhe drejtuesve politikë në vendin e tyre.

Materialet

Fletë pune për nxënësit

Citime për pushtetin e qeverinë

  1. Roli i drejtuesit në qeveri është mjaft i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm.
  2. Pushteti  tjetërson dhe duhet zhdukur për t’i dhënë mundësi çdo personi  të kuptojë potencialin e tij të plotë.
  3. Kombet kanë vetëm një armik të rrezikshëm: qeverinë e vet.
  4. Pushteti politik duhet të ushtrohet nga njerëz të zgjedhur prej qytetarëve.
  5. Partitë politike janë të dëmshme për fuqinë e shtetit për shkak se ato i ndajnë njerëzit dhe shkaktojnë përplasje të kota.
  6. Shteti nuk është një grumbull i thjeshtë individësh; ai është një realitet më i lartë dhe më thelbësor se shuma e individëve.
  7. Të gjitha format e pushtetit kanë prirjen të bëhen totalitare.
  8. Shteti nuk është një qëllim në vetvete, por mjet i domosdoshëm për plotësimin e aspiratave të individit.
  9. Shteti është një varrezë e stërmadhe, ku marrin fund të gjitha shprehjet e jetës individuale.
  10. Grevat duhen ndaluar ngaqë përbëjnë sfidë për pushtetin.
  11. Individët ekzistojnë vetëm për shtetin dhe, jashtë tij, janë asgjë.
  12. Të rinjtë duhet të marrin pjesë në vendimet që i prekin ata.
  13. Për lirinë do të mund të flasim vetëm kur shteti të pushojë së ekzistuari.
  14. Mësuesi duhet të marrë parasysh kërkesat e ligjshme të nxënësve të tij.
  15. Qenieve njerëzore u vjen natyrshëm të bëjnë mirë; ne gjithmonë duhet të kemi besim tek ta.
  16. Pjesëmarrja në pushtet e të gjithë individëve duhet të jetë parim themelor i organizimit të të gjitha bashkësive njerëzore.
  17. Partitë politike duhet të bëjnë të mundur që aspiratat e qytetarëve të ndikojnë në vendimet e  qeverisë.
  18. Qeniet njerëzore, nëse lihen pa kontroll, do ta vritnin njëri-tjetrin.
  19. Pushteti politik nuk duhet të jetë në mëshirën e opinionit publik.
  20. Qeniet njerëzore gëzojnë të drejta që pushteti duhet t’i nderojë dhe nxitë.

 

5. Përshtatur nga Claude Paris, Ethique et Politique, botimet e C.G., Kebek, 1985.