Kapitulli 7 – Pjesëmarrja në politikë
Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 7 – Pjesëmarrja në politikëHyrje
Në figurë tregohet një burrë dhe një grua, që mbështeten nga një djalë dhe një vajzë, të cilët mbrojnë kauzat e tyre në publik. Afishja e burrit tregon globin si simbolin e botës, ndërsa gruaja tërheq vëmendjen drejt yllit me pesë cepa në afishe, të cilën e mban djali që e mbështet atë. Ndoshta, ky simbol përkon me sipërfaqen ku qëndrojnë ata. Shprehjet e tyre janë miqësore, nuk ka asnjë shenjë armiqësie. Në politikë marrin pjesë të rriturit dhe fëmijët. Ata përdorin të drejtën e tyre për të demonstruar paqësisht në publik. Të dyja palët përbëhen nga persona të të dyja gjinive, prandaj çështja e gjinisë nuk është në rrezik. Të dyja grupet po konkurrojnë – për të pasur vëmendjen dhe mbështetjen e shumicës. Ata ballafaqohen drejtpërdrejt, kështu që asnjë medie, parti politike ose grup interesi nuk është e përfshirë.
Katër njerëz qëndrojnë në një sipërfaqe që përngjan me një yll me cepa të çrregullt. Ky simbol mund të lexohet në mënyra të ndryshme. Mund të paraqitë shoqërinë që qytetarëve të saj u jep ndjenjën se i përkasin njëri-tjetrit dhe gjithashtu krijon kuadrin e të drejtave, përgjegjësive dhe detyrave. Po ashtu, ylli mund të ngjajë me «sallën» që përdorin qytetarët kur flasin në publik. Kushdo që zgjedh të qëndrojë jashtë kësaj salle nuk do të dëgjohet dhe duhet të pranojë vendimet që merren në fund. Qytetarët mund të marrin pjesë në politikë në shumë mënyra. EQD/EDNJ përqendrohet në mënyrat e pjesëmarrjes aktive, të drejtpërdrejtë. Jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në politikë. Bërja e kësaj kërkon të kuptuarit e çështjes dhe vendimmarrje të kujdesshme. Pjesëmarrja politike në demokraci lipset të mësohet nëpër shkolla, e cila, nga ana e vet, kërkon që ato të veprojnë si mikro-shoqëri, që u japin nxënësve mundësinë për të marrë pjesë në administrimin e çështjeve të tyre shkollore.
Në shkolla dhe shoqëri demokratike, argumenti dhe polemika, madje edhe grindjet e mosmarrëveshjet, nuk duhen pasur frikë, por duhen parë si diçka e zakonshme, madje e dobishme në vendimmarrjen demokratike. Zgjidhja e përplasjes së ideve dhe interesave është metoda themelore për zgjidhjen e problemeve dhe marrjes së vendimeve. Nëse interesat dhe kundërshtimet nuk shprehen, atëherë ato nuk mund të merren parasysh. Në një shoqëri të hapur, harmonia – e «mira e përbashkët» – nuk mund të imponohet, por duhet të arrihet nëpërmjet zhvillimit të bisedimeve. Debati dhe mosmarrëveshjet nuk janë të dëmshme nëse fillojnë dhe përkrahen nga kultura e argumentit, e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe e bërjes së kompromisit.
Ushtrimet përqendrohen në rrethanat e kuadrit dhe të mënyrave të pjesëmarrjes politike. Kjo i ndihmon nxënësit të vlerësojnë mundësitë e tyre për pjesëmarrje në shoqëri.
- Ushtrimi 7.1. – Muri i heshtjes
Objektivi mësimor Nxënësit ndërgjegjësohen lidhur me konceptet e tyre për demokracinë. Burimet Tabelë e fiksuar në mur dhe shënjuesit (për grupet me...
- Ushtrimi 7.2. – Ndjenjat e mia për diktaturën
Objektivat mësimore Nxënësit përcaktojnë dhe gjykojnë elementet e demokracisë dhe të diktaturës. Nxënësit zgjedhin me kujdes vlerat dhe i argumentojnë. Burimet Afishe...
- Ushtrimi 7.3. – Pyetësori për qëndrimet ndaj ndryshimeve
Objektivat mësimore Nxënësit reflektojnë mbi qëndrimet e tyre dhe i shprehin lirisht ato. Nxënësit mund të dëgjojnë edhe shokët e tjerë, pa...
- Ushtrimi 7.4. – Projekti i planifikimit6
Objektivat mësimore Nxënësit kuptojnë strukturat e varësisë së ndërsjellë në një bashkësi gjatë një periudhe ndryshimi. Nxënësit kuptojnë se çdo vendim përfshin...
- Ushtrimi 7.5. – Ne dhe bota
Objektivat mësimore Nxënësit shqyrtojnë se si vendet e tjera dhe ngjarjet e largëta ndikojnë në komunitetin e tyre. Nxënësit e kuptojnë më...
- Ushtrimi 7.6. – A duhet të marrësh pjesë në politikë?
Objektivat mësimore Nxënësit krijojnë mendimin e tyre për rëndësinë e pjesëmarrjes në qeverisje. Pjesëmarrja mund të bëhet në shumë mënyra. Pjesëmarrja përkufizohet...
- Ushtrimi 7.7. – Si ndikon qeveria në jetën tuaj?
Objektivat mësimore Nxënësit kuptojnë se qeveria ndikon në jetën tonë në gati çdo drejtim të imagjinueshëm (tua res agitur). Bota ku jetojmë...
- Ushtrimi 7.8. – Mënyrat e pjesëmarrjes në demokraci
Objektivi mësimor Nxënësit bëjnë lidhjen midis formave të ndryshme të pjesëmarrjes politike me të drejtat e njeriut. Burimet Lista e formave të...
- Ushtrimi 7.9. – Cikli politik
Objektivat mësimore Nxënësit janë në gjendje të zbatojnë modelin e ciklit politik me shembujt e proceseve vendimmarrëse. Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për...