Ushtrimi 7.2. – Ndjenjat e mia për diktaturën

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 7 – Pjesëmarrja në politikë » Ushtrimi 7.2. – Ndjenjat e mia për diktaturën
Objektivat mësimore

Nxënësit përcaktojnë dhe gjykojnë elementet e demokracisë dhe të diktaturës.

Nxënësit zgjedhin me kujdes vlerat dhe i argumentojnë.

Burimet Afishe dhe shënjues ose dërrasë e zezë dhe shkumës.

Procedura

  1. Nxënësve u kërkohet që të përkufizojnë tiparet kryesore të diktaturës.Lista mund të përmbajë pikat e mëposhtme:
    – antisemitizmi – roli i grave si riprodhuese
    – spastrimi etnik – shtypja e pakicave seksuale
    – tortura – nënshtrimi ndaj autoritetit
    – kushtëzimi – trysnia nga bashkëmoshatarët për t’u përshtatur
    – kulti i pushtetit, individëve ose i ushtrisë – kërkesa për t’u udhëhequr
    – vlerësimi i kritikës si shkatërruese – mospranimi i pakicave
  2. Nxënësit, duke iu referuar listës, përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: «Deri në ç’shkallë kjo gjendje ndikon tek unë?»
  3. Nxënësve u kërkohet që gjërat e mësipërme t’i vendosin në një peshore, duke filluar me tiparet që i kanë më shumë për zemër.

Zgjerim dhe variacion

Veçoritë e diktaturës mund t’i lidhni me shembuj nga buletinet e lajmeve, filmave ose teksteve shkollore.

I njëjti ushtrim mund të bëhet edhe për demokracinë.