Ushtrimi 7.6. – A duhet të marrësh pjesë në politikë?
Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 7 – Pjesëmarrja në politikë » Ushtrimi 7.6. – A duhet të marrësh pjesë në politikë?Objektivat mësimore |
Nxënësit krijojnë mendimin e tyre për rëndësinë e pjesëmarrjes në qeverisje. Pjesëmarrja mund të bëhet në shumë mënyra. Pjesëmarrja përkufizohet si marrja pjesë në jetën publike të bashkësisë dhe shoqërisë tuaj. Disa njerëz mendojnë se pjesëmarrja është e rëndësishme, ndërsa të tjerë, jo. Nxënësit duhet të kuptojnë se vendimet politike ndikojnë tek ta, pavarësisht nëse marrin apo jo pjesë në vendimmarrje. |
Burimet | Skedat e roleve për lojën me role. |
Procedura
- Katër nxënës sajojnë bashkëbisedimin mes disa qytetarëve që sapo kanë ardhur në një komb gjatë ecurisë së krijimit të tij.
- Nxënësit diskutojnë, të udhëhequr nga mësuesi nëse është e nevojshme, pyetje të ngritura nga loja me role, të tilla si:
- Cilat janë katër pikëpamjet kryesore të shprehura nga qytetarët për pjesëmarrjen? A jeni i të njëjtit mendim me to? Pse po, ose pse jo?
- Çfarë humbasin katër qytetarët duke mos marrë pjesë? Ç’dobi mendoni se do të nxjerrin nga pjesëmarrja?
- Ç’dobi mendoni se do të fitojë një shtet i ri nga individët që marrin pjesë?
- Cilat janë rreziqet ose humbjet e mundshme të përfshira nëse dikush zgjedh të marrë pjesë?
- Duke peshuar dobitë dhe rreziqet, a besoni se ia vlen për të marrë pjesë?
- Nxënësit, duke marrë pjesë në diskutim apo në lexim, mund të arrijnë në përfundimin e mposhtëm:Qeveria ndikon në jetën e njerëzve në shumë mënyra. Njerëzit, duke marrë pjesë në qeverisje, mund të kenë një zë në vendimet që merr qeveria. Në çdo shoqëri dikush do të marrë vendime. Nëse njerëzit zgjedhin të mos marrin pjesë, atëherë ata nuk do të shprehin mendimin e tyre për ato vendime. Këto vendime mund të përfshijnë gjëra të tilla si:
- sa njerëz do të duhet të paguajnë taksa;
- nëse shoqëria do të përfshihet në luftë;
- kush do të zotërojë dhe kontrollojë burimet natyrore të vendit.
Vendimet, në varësi të përbërjes së qeverisë, vendimet mund të merren në nivele të ndryshme, përfshirë atë kombëtar, rajonal dhe vendor. Disa vendime, si ato që kanë lidhje me fuqinë ushtarake, shpesh merren në nivel kombëtar, ndërsa të tjerat, si ato në lidhje me transportin dhe rrugët, shpeshherë merren në nivel rajonal. Të tjerë akoma, siç janë ato në lidhje me grumbullimin e mbeturinave, shpesh merren në nivel vendor.
Materialet
Loja me role: katër qytetarë shkojnë në një vend të sapoformuar.Ta zëmë sikur ju sapo keni mbërritur në një vend të sapoformuar. Juve nuk iu durohet, derisa të të nisni të ndërtoni një shoqëri të re. Keni dëgjuar se atje janë të gjitha mundësitë për të krijuar një qeverisje të mirë. Pastaj, ju kap veshi bisedën e mëposhtme mes një grupi të sapoardhurish si puna juaj: Qytetari 1:“Andej nga vij unë, askush nuk mendonte për politikën dhe qeverisjen, sepse gjithmonë ishim shumë të zënë me jetën e përditshme. Kështu që, edhe këtu, ka shumë mundësi të mos mendoj për të”. Qytetari 2:Në vendin tonë ndodhte kështu… dhe kurrë nuk e kam kuptuar me të vërtetë se ç’ndodhte mes udhëheqësve. Ata na e bënin politikën tepër e koklavitur dhe na e bënin mjaft të lehtë që të mos e merrnim mundimin për ta kuptuar atë”. Qytetari 3:Epo, në vendin tonë ndryshonte puna. Ne u përpoqëm, por njerëzit që kishin pushtetin nuk na lejonin të përfshiheshim dhe na kërcënonin sa herë që e provonim. Pra, në fund, hoqëm dorë nga pjesëmarrja”. Qytetari 4:Ne në vendin tim mbanim zgjedhje dhe udhëheqësit tanë na premtonin qeverisje të mirë. Por ajo kurrë nuk u plotësua. Udhëheqësit e përdorën qeverisjen për t’u pasuruar. Të gjithë udhëheqësit janë të korruptuar. |