Kapitulli 8 – Menaxhimi i konfliktit

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 8 – Menaxhimi i konfliktit

V6_P79&99

Hyrje

Ilustrimi tregon dy të rinj të përfshirë në një grindje. Ata rrinë ulur përballë njëri-tjetrit në
një tryezë. Njëri mban një flamur, ndërsa tjetri shtrëngon grushtin dhe tregon dhëmbët. Flokët u janë ngritur lart, gjë që u jep kundërshtarëve pamjen e egërsirave të pashpirt. Nëse kjo është gjithçka, atëherë do të prisnim që kjo mosmarrëveshje të përshkallëzohej: pas pak dy burrat do të ngriheshin dhe do t’i drejtoheshin dhunës fizike. Por, ka një element të dytë në ilustrim: dy burrat po i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit, në shenjë marrëveshjeje dhe kompromisi. Ata janë vetëm duke folur – ndoshta duke i gërthitur fort njëri-tjetrit – por nuk ka dhunë.

Njëkohësisht figura tregon se çfarë ndodh në vazhdimësi në jetën e vërtetë: nëse ngrihemi për të mbrojtur interesat, pikëpamjet dhe vlerat tona, ndonjëherë do të përfshihemi edhe në konflikte. Ne, për të zgjidhur konflikte të tilla, duhet të kemi të aftë sinë dhe vullnetin për t’u marrë vesh dhe për të bërë kompromis. Së pari, argumentimi, vendosja e skajeve dhe më pas gatishmëria për të kërkuar për t’u marrë vesh dhe për të bërë kompromis, përbën një proces konflikti të ngjashëm  me  frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen..

Dyshemeja në trajtë ylli ka shumë kuptim. Ne kemi të përbashkët komunitetin – për shembull, planetin, familjen, shkollën tonë. Nuk kemi asgjë tjetër. Prandaj, ne varemi nga njëri-tjetri e lindja dhe zgjidhja e konflikteve duhet të drejtohen nga parime dhe rregulla të përbashkëta. Andaj, konfliktet, si të tilla, nuk janë gjë e keqe. Të drejtat e njeriut krijojnë pluralizmin dhe konkurrencën e interesave, të cilat shtojnë gjasat për konflikte. Zgjidhja e duhur e një konflikteve mund të shpjerë në harmoni, ndërsa përpjekjet për t’i shtypur konfliktet apo për t’i zgjidhur në mënyrë të padrejtë ato mund të çojë në përçarjen e komunitetit.

Zgjidhja e konflikteve, deri diku, është aftësi që mund të mësohet. Kjo është në qendër të ushtrimeve të këtij kapitulli; ato u sigurojnë nxënësve mjetet, skemat e strukturuara të procedurës për zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e konflikteve. Së dyti, rëndësi ka zgjidhja e drejtë e konflikteve, e kjo ka lidhje me vlerat dhe kulturën e qëndrimit ndaj tyre. E mira e të mirave do të qe që konfliktet të kapërceheshin në dobi të të gjithëve. Në qoftë se kjo s’është e mundur, duhet pasur kujdes që të mos krijohen humbës, por, më tepër, të gjendet kompromisi që ruan baraspeshën mes dobive dhe humbjeve. Në një këndvështrim më të gjerë, aktorët e mundshëm përfshijnë jo vetëm kundërshtarët që janë të përfshirë drejtpërdrejt, por edhe komunitetin dhe mjedisin në tërësi.