Ushtrimi 8.3. – Konfliktet në familje dhe me bashkëmoshatarët

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 8 – Menaxhimi i konfliktit » Ushtrimi 8.3. – Konfliktet në familje dhe me bashkëmoshatarët
Objektivi mësimor Nxënësit mësojnë rreth zgjidhjes së konflikteve  në mënyrë të strukturuar.
Burimet Komplet shënimesh të shtypura për nxënësit: «Zgjidhja e konflikteve në gjashtë faza» (shiko Ushtrimin 8.2).

Procedura

  1. Nxënësit lexojnë fletën e punës «Zgjidhja e konflikteve  në gjashtë faza».
  2. Mësuesi lejon të paraqitin shembuj të konfliktesh  tipike në shtëpi, shkollë ose në sheshin e lojërave; për shembull:
    Në shtëpi:

    • Fëmija dëshiron të luajë, por prindërit mendojnë se ai ose ajo duhet të studiojë.
    • Fëmija kërkon të holla për të vajtur kinema/koncert/vizitë/piknik, por prindërit kanë shpenzime të tjera më të rëndësishme.

      Në sheshin e lojërave:

    • Djemtë dhe vajzat duan të përdorin sheshin e lojërave për qëllime të ndryshme.
    • Djemtë, ndërkohë, shqetësojnë vajzat që luajnë.
  3. Nxënësit zgjedhin të punojnë për një konflikt  dhe formojnë grupe me nga katër deri në gjashtë veta.
  4. Pastaj, çdo grup ndahet në dy pjesë, gjysma e grupit merr rolin e prindërve, kurse gjysma tjetër merr  rolin e fëmijëve (të djemve ose të vajzave).Së pari, grupi i parë mblidhet veç nga grupi i dytë për të ushtruar me rolin. Më pas, ata takohen me kundërshtarët për t’u marrë vesh për një zgjidhje,  duke ndjekur gjashtë fazat.Pas një kohe të caktuar diskutimi  ndalon dhe grupet kthehen në klasë.
  5. Tërë klasa informon për punën e kryer në grupe. Çfarë zgjidhjesh kanë arritur? A u propozuan shumë zgjidhje të ndryshme?

Variacion

Ky ushtrim mund të bëhet edhe me një ndërmjetës, për shembull, me një nxënës që merr rolin e gjyshit a të gjyshes  dhe që drejton palë në konflikt drejt një marrëveshjeje.