Ushtrimi 8.8. – Pamje të luftës dhe të paqes

Living Democracy » Textbooks » Mësimdhënia e demokracisë » Kapitulli 8 – Menaxhimi i konfliktit » Ushtrimi 8.8. – Pamje të luftës dhe të paqes
Objektivat mësimore

Nxënësit përcaktojnë aspekte të  luftës dhe të paqes.

Nxënësit zhvillojnë aftësinë e leximit të imazheve.

Nxënësit janë në gjendje të shprehin idetë dhe ndjenjat e tyre për luftën e paqen.

Burimet Një grumbull me piktura (duke përfshirë fotografi, karikatura, reklama etj.).

Procedura

  1. Nxënësve u tregohen disa fotografi. E mira e të mirave do të ishte që ato të vareshin në muret rreth klasës ose në një korridor të ndriçuar mirë. Nxënësit duhet të jenë në gjendje t’i shohin pikturat si në një ekspozitë.
  2. Nxënësve u jepet mundësia për të komentuar në mënyrë të vetvetishme. Cilat pamje paraqitin paqen ose luftën? Mësuesi nuk i shtyn nxënësit të komentojnë. Në fund të kësaj faze hyrëse, ai bën të ditur nëse nxënësit kanë arritur të jenë të një mendjeje  me komentet e tyre apo jo. Dallimet në perceptim nuk diskutohen më tutje.
  3. Nxënësit zgjedhin një fotografi që i tërheq në veçanti. Ata duhet të mund ta shikojnë nga afër atë nëse duan. Pyetjeve të mëposhtme u përgjigjen me shkrim, në heshtje:
    • Çfarë shikoni (përshkrimi)?
    • Cilat janë mendimet tuaja (reflektimi dhe përfytyrimi)?
    • Cilat janë ndjenjat tuaja (emocionet)?
  4. Grupe prej katër nxënësish zgjedhin pamjet dhe formojnë çifte me ide kundërshtuese. Ato mund të përfshijnë disa nga fotot që kanë studiuar në hapin 3, por mund të zgjedhin edhe foto të tjera.
  5. Nxënësit paraqitin zgjedhjet në seancën plenare dhe japin arsyet për zgjedhjen e tyre. Nëse koha nuk është e kufizuar, atëherë secili grup duhet të paraqitë të paktën një çift kundërshtish.
  6. Reflektim. Nxënësit shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ata mund të ngrenë pyetje për situatat në fotografi, të cilat mund të çojnë në studime të mëtejshme.

Zgjerim

E njëjta çështje mund të studiohet në letërsi dhe pikturë.

Klasa organizon një ekspozitë për këto tema.