Mesazhet destruktive
Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Sjellja agresive » Mesazhet destruktiveMesazhet destruktive 1
Mesazhet dhe deklaratat të cilat mund të provokojnë ndjenja dhe reagime negative në një fëmijë quhen mesazhe destruktive. Prindërit që lëshohen në mesazhe destruktive nuk i respektojnë dhe tolerojnë ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve të tyre. Respekti dhe toleranca janë qëndrime themelore demokratike dhe ju nuk arrini t’ua komunikoni ato fëmijëve tuaj me mesazhet tuaja destruktive. Si pasojë, fëmija juaj ndoshta do të përgjigjet me përgjigje të shkurtra, mbrojtëse, duke u ndier i keqkuptuar dhe degraduar. Këto lloj mesazhesh çojnë në konflikte dhe, nganjëherë, ndërprejnë krejtësisht procesin e komunikimit.
Mesazhet destruktive pengojnë fëmijët. Ata nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë kur dëgjojnë vetëm mesazhe negative dhe degraduese. Kjo, Kjo gjithashtu i pengon ata që të zhvillojnë personalitete të forta, të cilat formojnë bazën e shoqërive demokratike.
Për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit dhe për të krijuar një stil më demokratik, së pari duhet të vlerësoni praktikat tuaja aktuale të komunikimit. A doni të provoni? Ju lutemi klikoni këtu dhe shtypni këtë dokument.