Çfarë mund të bëj?
Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Sjellja agresive » Çfarë mund të bëj?Çfarë mund të bëj? – Këshilla për t’u marrë me sjellje agresive.
A jeni të gjithë ju të njohur me situatën fillestare nga parku i lojërave? Në vijim, kemi përpiluar disa udhëzime të sjelljes dhe këshilla për ju në lidhje me trajtimin e situatave të tilla në të ardhmen:
- Vëzhgoni situatën me kujdes: a është vetëm një përleshje e vogël, një përplasje mes moshatarëve? Si e tillë, do të ishte e mundur të lejohet situata të vazhdojë për momentin dhe të vëzhgohet me kujdes. Nëse gjithçka mbetet në suaza normale, ndoshta është vetëm një test i forcës dhe ndërhyrja e prindërve nuk është aspak e nevojshme. Sidoqoftë, nëse një fëmijë fillon të godet rëndë, vepron padrejtësisht, ose nëse njëri nga fëmijët është në rrezik, duhet të ndërhyni absolutisht dhe t’i ndani “grindavecët”.
- Tani, vononi reagimin tuaj ndaj sjelljes agresive të vajzës suaj. Toni i ngritur, kërcënimi, apo përfshirja në dhunë fizike kundër saj, nuk i kontribuon të kuptuarit nga ana e fëmijës se dhuna nuk zgjidh problemet. Sjelljet agresive, të zemëruara në përgjigje të dhunës nga ana e fëmijës, në fakt, nxisin një spirale të dhunës që mund të shkundë themelin e çdo edukimi të mirë, përkatësisht marrëdhënieve të besueshme prind-fëmijë.
Kështu, sigurohuni që asnjë fëmijë të mos lëndohet, ndani ata, krijoni distancë fizike midis palëve kundërshtare, qëndroni të qetë dhe të përmbledhur dhe lëreni situatën të qetësohet. Siguroni edhe veten dhe fëmijën tuaj se: “Kjo sjellje nuk është e pranueshme dhe ne do t’i kthehemi asaj në rrethana më të qeta”. Kështu, sjellja problematike nuk diskutohet në një gjendje emocionale, por lihet për t’u diskutuar më vonë, racionalisht dhe me ndihmën e mendjes. - Kur emocionet të jenë larguar, rekomandojmë një diskutim mbi sjelljen agresive, duke ndjekur parimin e “komunikimit jo të dhunshëm” nga Marshall B. Rosenberg. (Për informata të mëtejshme, klikoni këtu.)
Supozimi themelor në modelin 4-hapësh të Rosenbergut është se prapa çdo veprimi njerëzor (pra edhe pas mosmarrëveshjes fëmijërore në shembullin e lartpërmendur të parkut) ekzistojnë ndjenja dhe nevoja të caktuara. Siç tregohet nga shembulli i agresionit, prapa çdo veprimi agresiv është një shkelje e kufirit (shih kapitullin: Pse është fëmija im agresiv? – Të kuptuarit e shkaqeve të agresivitetit ). Këto dhe ndjenjat e nevojat që lidhen me to mund të zbulohen përmes komunikimit të mëshirshëm. Mënyrat paqësore të zgjidhjes së konflikteve dhe plotësimit të nevojave tani mund të gjenden përmes dialogut. Në vijim, janë 4 hapat drejt një dialogu në kuptim të komunikimit jo të dhunshëm:
- Vrojtimet
Fillimisht, përpiquni të përshkruani saktësisht se çfarë lloj sjelljesh keni parë. Sigurohuni që të mos interpretoni ose vlerësoni sjelljet. Fëmija juaj, marrësi i vrojtimeve tuaja,, 1. duhet ta dijë pikërisht në çfarë po referoheni. - Ndjenjat
Pastaj, tregojani fëmijës ndjenjat që vrojtimet tuaja kanë shkaktuar në ju. Nëse ju mungojnë fjalët për të përshkruar ndjenjat tuaja ose ato të fëmijës suaj. Nëse ju mungojnë fjalë për të përshkruar ndjenjat tuaja apo ato të fëmijës tuaj, këtu është një listë me përmbledhje të ndjenjave të ndryshme. - Nevojat
Këto përbëjnë cilësi esenciale, të cilat të gjitha qeniet njerëzore i dëshirojnë (ose dëshirojnë t’i kenë) në jetën e tyre. Ato përfshijnë nevoja themelore, të tilla si gjumi, ushqimi dhe pijet, por gjithashtu dëshirën e madhe për dashuri, siguri dhe vetëpërmbushje.
Cilat janë nevojat tjera? Si i deklaroj ato me saktësi? Konsultohuni me listën e nevojave këtu! Tani, formuloni ato në lidhje me ndjenjën dhe deklaroni rezultatin e dëshiruar ose kërkesën. - Kërkesat
Me këtë kërkesë ju formuloni një veprim ose sjellje që rezulton nga nevoja. Këtu, ju bëni dallimin midis kërkesës dhe dëshirës: kërkesat janë veprime konkrete, ndërsa dëshirat janë më të paqarta, të lidhura me kushtet e ardhshme (p.sh. “Bëhu më i sjellshëm me personat e moshuar”). Kërkesat kanë një mundësi më të lartë të suksesit, pasi ato përcaktojnë më konkretisht sjelljen e dëshiruar. Kështu, të kërkuarit është më i përshtatshëm, veçanërisht për edukimin e fëmijëve të vegjël.
Meqë edhe për të rriturit është mjaft e vështirë që t’i artikulojnë ndjenjat dhe nevojat e tyre, nuk duhet të supozohet se fëmijët janë në gjendje t’i shprehin ato më lehtë. Prandaj, është edhe më e rëndësishme që ju, si prindër, të jeni të ndjeshëm ndaj mënyrës së të folurit të tyre. Me anë të dëgjimit empatik (sqarimi dhe përsëritja e asaj që është thënë është një koncept thelbësor i modelit), dëgjuesit mund t’u japin dërguesve mundësinë për të arritur qartësi për mendimet, ndjenjat dhe nevojat e tyre (Çfarë është dërguesi? Për informata bazë mbi komunikimin, ju lutemi klikoni këtu.) Ky është kushti optimal për gjetjen e modeleve të përbashkëta, alternative të sjelljes që nuk kërkojnë dhunë fizike për t’i kënaqur nevojat.
Shembull i dialogut
Saktësisht, si mund të bëhet një dialog i tillë pas përleshjes në parkun e lojërave? Imagjinoni që jeni nëna. Qëllimi juaj është t’i qartësoni nevojat e vajzës tuaj dhe t’i tregoni vajzës suaj mundësi të ndryshme se si t’i plotësojë këto nevoja në mënyrë jo të dhunshme. Përpiquni së pari të mendoni për pjesën e dialogut të bërë nga nëna, me ndihmën e ideve dhe pyetjeve të treguara. Pastaj klikoni mbi fluskat e fjalimit për të lexuar sugjerimin: