Komunikimi jo i dhunshëm

Living Democracy » Parents » FËMIJËT (4-12 vjeç) » Ngacmimi » Komunikimi jo i dhunshëm

< Prapa


Komunikimi jo i dhunshëm

Çfarë mund të bëj? – Këshilla për t’u marrë me sjellje agresive.

Këtu gjeni këshilla se si të diskutoni me fëmijën tuaj duke ndjekur parimin e “komunikimit jo të dhunshëm” nga Marshall B. Rosenberg (për informata të mëtejme,  klikoni këtu).

Supozimi themelor në modelin 4-hapësh të Rosenbergut është se prapa çdo veprimi njerëzor ekzistojnë ndjenja dhe nevoja të caktuara. Prapa çdo veprimi agresiv është një shkelje e kufirit. Këto dhe ndjenjat e nevojat që lidhen me to mund të zbulohen përmes komunikimit të mëshirshëm. Mënyrat paqësore të zgjidhjes së konflikteve dhe plotësimit të nevojave tani mund të gjenden përmes dialogut. Në vijim, janë 4 hapat drejt një dialogu në kuptim të komunikimit jo të dhunshëm:

  1. Vrojtimet
    Fillimisht, përpiquni të përshkruani saktësisht se çfarë lloj sjelljesh keni parë. Sigurohuni që të mos interpretoni ose vlerësoni sjelljet. Fëmija juaj, marrësi i vrojtimeve tuaja, duhet ta dijë pikërisht në çfarë po referoheni.
  2. Ndjenjat
    Pastaj, tregojani fëmijës ndjenjat që vrojtimet tuaja kanë shkaktuar në ju. Nëse ju mungojnë fjalët për të përshkruar ndjenjat tuaja ose ato të fëmijës suaj, këtu është një listë me përmbledhje të ndjenjave të ndryshme. Këto ndjenja janë të lidhura drejtpërdrejt me një nevojë.
  3. Nevojat
    Këto përbëjnë cilësi esenciale, të cilat të gjitha qeniet njerëzore i dëshirojnë (ose dëshirojnë t’i kenë) në jetën e tyre. Ato përfshijnë nevoja themelore, të tilla si gjumi, ushqimi dhe pijet, por gjithashtu dëshirën e madhe për dashuri, siguri dhe vetëpërmbushje.
    Cilat janë nevojat tjera? Si i deklaroj ato me saktësi? Konsultohuni me listën e nevojave këtu! Tani, formuloni ato në lidhje me ndjenjën dhe deklaroni rezultatin e dëshiruar ose kërkesën.
  4. Kërkesat
    Me këtë kërkesë, ju formuloni një veprim ose sjellje që rezulton nga nevoja. Këtu, ju bëni dallimin midis kërkesës dhe dëshirës: kërkesat janë veprime konkrete, ndërsa dëshirat janë më të paqarta, të lidhura me kushtet e ardhshme (p.sh. “Bëhu më i sjellshëm me personat e moshuar”). Kërkesat kanë një mundësi më të lartë të suksesit, pasi ato përcaktojnë më konkretisht sjelljen e dëshiruar. Kështu, të kërkuarit është më i përshtatshëm, veçanërisht për edukimin e fëmijëve të vegjël.

Meqë edhe për të rriturit është mjaft e vështirë që t’i artikulojnë ndjenjat dhe nevojat e tyre, nuk duhet të supozohet se fëmijët janë në gjendje t’i shprehin ato më lehtë. Prandaj, është edhe më e rëndësishme që ju, si prindër, të jeni të ndjeshëm ndaj mënyrës së të folurit të tyre. Me anë të dëgjimit empatik (sqarimi dhe përsëritja e asaj që është thënë është një koncept thelbësor i modelit), dëgjuesit mund t’u japin dërguesve mundësinë për të arritur qartësi për mendimet, ndjenjat dhe nevojat e tyre (Çfarë është dërguesi? Për informata bazë mbi komunikimin, ju lutemi klikoni këtu). Ky është kushti optimal për gjetjen e modeleve të përbashkëta, alternative të sjelljes që nuk kërkojnë dhunë fizike për t’i kënaqur nevojat.