Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme në procesin e të rriturit është…
Vajza juaj Sofia kthehet në shtëpi, e tronditur dhe e pasigurt, pas një feste ditëlindjeje në shtëpinë e një shoqeje. Vajza 15-vjeçare mban erë të keqe alkooli dhe ju besoni të keni dalluar edhe një erë të dobët të kanabisit.
Si do të reagonit? Zgjedhni njërin nga opsionet që ofrohen.
Nëse vëreni shenjat paralajmëruese në vijim, duhet të jeni vigjilentë dhe të përpiqeni t‘i angazhoni adoleshentët tuaj në bisedë:
- Fëmijët tuaj papritmas performojnë keq në shkollë.
- Ritmi i tyre i gjumit po ndryshon ndjeshëm.
- Fëmijët tuaj tërhiqen dhe ju shmangen.
- Fëmijët tuaj ndryshojnë miqtë ose humbasin kontaktin me ta tërësisht.
- Ata tregojnë një mungesë interesi në hobit e tyre.
- Fëmijët tuaj kanë luhatje jashtëzakonisht të forta emocionale dhe pak ose aspak dëshirë për ndonjë gjë.
- Fëmijët tuaj shpenzojnë më shumë para se zakonisht.
Këto ndryshime mund të jenë po ashtu pjesë e zhvillimit normal gjatë pubertetit. Prandaj, është mirë që të mos bëni panik, por të rrini të angazhuar në biseda, për të mësuar më shumë për arsyet prapa këtyre ndryshimeve.
Për më shumë informata:
https://www.webmd.com/mental-health/addiction/tc/teen-alcohol-and-drug-abuse-topic-overview#1
https://www.drugabuse.gov/publications/principles-adolescent-substance-use-disorder-treatment-research-based-guide/principles-adolescent-substance-use-disorder-treatment
“Të folurit me fëmijët rreth drogës” është bazuar në referencat më poshtë:
1 Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne, 143 ff
Die Stellen zur Suchtprävention im Kanton Zürich. 2016. Trinken, Rauchen, Kiffen. Abhängigkeit bei Jugendlichen vermeiden. Tipps für Eltern von 11- bis 16-Jährigen. Broschüre, 5. überarb. Aufl.
Gordon, Thomas. 2012. Familienkonferenz. Die Lösung von Konflikten zwischen Eltern und Kind. 3. Aufl. München: Heyne.
Nolan, Virginia. 2016. «Mein Kind kifft. Was nun?» Das Schweizer Elternmagazin Fritz und Fränzi, Februar. retrieved 10.11.2016.
https://www.fritzundfraenzi.ch/gesundheit/psychologie/mein-kind-kifft-was-nun