SHKOLLA E BAZUAR NЁ TЁ DREJTAT E NJERIUT
Living Democracy » Principals » SHKOLLA E BAZUAR NЁ TЁ DREJTAT E NJERIUTNë këtë material, ju si drejtor shkolle, mbase do ta gjeni një propozim të pazakontë: ta vlerësoni shkollën tuaj përmes thjerrëzave të të drejtave të njeriut. Ky fokus mund të ketë shumë aspekte pozitive, ndër të cilat edhe dilemën nëse sistemi themelor i vlerave promovon mjaftueshëm të mësuarit gjithëpërfshirës dhe zhvillimin personal të çdo nxënësi në shkollën tuaj. A janë mësuesit, i gjithë stafi i shkollës, prindërit, këshilli drejtues dhe ju vetë të angazhuar në mënyrë aktive në këtë përpjekje dhe a trajtoheni me të njëjtin respekt reciprok?
Për këtë qëllim, ne propozojmë t’i diskutojmë pesë tema, të përcjella nga pesë pyetje:
|
Për të pesë temat, ju do të gjeni një tekst të shkurtër hyrës në mbështetje të ndërgjegjësimit tuaj dhe të bashkëpunëtorëve tuaj, të ndjekur nga një listë e treguesve për rishikim kolektiv nga ana juaj. Ju mund të gjeni dhe të renditni tregues shtesë.
Propozimi ynë i vetëvlerësimit është ky:
Së bashku me një ekip, zgjidhni një nga pesë temat. Brenda temës së zgjedhur, ju lutemi ngushtoni sërish vlerësimin në 10 treguesit që ju interesojnë më së shumti.
(Tema 1) Gjithëpërfshirja |
(Tema 2) Efektshmëria |
(Tema 3) Shëndeti dhe siguria |
(Tema 4) Ndjeshmëria gjinore |
(Tema 5) Përfshirja e komunitetit |
|
Pyetja kryesore | Sa përfshirëse është shkolla ime dhe cili është të kuptuarit themelor të konceptit të përfshirjes në mesin e profesionistëve në shkollën time? | Sa e efektshme në aspektin akademik është shkolla ime në përmbushjen e premtimit për arsimim cilësor për të gjithë? |
Sa e shëndetshme dhe e sigurt është shkolla ime për sa i përket mirëqenies emocionale, psikologjike dhe fizike të nxënësve? | A është shkolla ime e përgjegjshme në aspektin gjinor në krijimin e mjediseve dhe kompetencave që mbështesin barazinë? | Sa aktivisht i angazhon shkolla ime nxënësit, familjet e tyre dhe komunitetin në të gjitha aspektet e jetës shkollore? |