Të menduarit për buletinin
Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Përgatitja » Të menduarit për buletininPër:
Informacioni juaj është i përshtatur. Ju kontrolloni se si do të duket buletini juaj, por gjithashtu mund ta rregulloni përmbajtjen, pamjen dhe publikimin e tij, në mënyrë që të lidhet vetëm me lloje të caktuara të informacionit për grupe të caktuara: stafin tuaj, bordin tuaj, prindërit, të gjithë.
Kundër:
Shumë e-maila. Njerëzit janë të vërshuar me e-maila nga kushdo dhe kudo. Është e lehtë të kapërcehen pa u parë disa e-maila pa prioritet të lartë, veçanërisht nëse marrësi ka shumë prej tyre. Për fat të keq, buletini juaj elektronik mund të jetë një nga ato e-maila që kapërcehen.
Nëse vendosni t’i shkoni përpara kësaj ideje, zbuloni se si prindërit dhe komuniteti lokal dëshirojnë të marrin lajme për shkollën dhe ngjarjet e saj. Ofroni një varg mundësish.
Buletinet e komunitetit të shkollës duhet të sigurojnë mundësinë për të informuar, promovuar, mbledhur zgjidhje dhe ide dhe për të edukuar. Vendosni se si e doni balancën e këtyre katër detyrave në çdo buletin.
Për t’u siguruar që audienca juaj e synuar i lexon lajmet tuaja, është më së miri të shkruani shkurt, të fokusoheni në temë dhe ta përshtatni mesazhin. Merrni parasysh sasinë e informacionit me të cilin njerëzit duhet të merren sot.
-
- Njerëzit janë bërë konsumatorë shumë të mprehtë të informacionit.
- Sigurohuni që buletini ofron mundësi për të përcjellë mesazhe të rëndësishme rreth vizionit, vlerave, strategjive dhe planeve të shkollës suaj.
- Përshtatni mesazhet me aktivitetet tuaja kyçe udhëheqëse: udhëheqja e ndryshimit, udhëheqja e të nxënit dhe zgjidhja e problemeve.
- Vendosni dhe përmbajuni një orari të rregullt të publikimit.
- Përdorni një shabllon për përgatitjen e lehtë të çdo edicioni.
- Angazhoni të tjerët si reporterë, p.sh. nxënësit vullnetarë dhe personelin.
- Cilësia është e rëndësishme, por ju duhet t’i përmbaheni buxhetit. Vendosni standardet më të larta për saktësinë e detajeve dhe gramatikën. Mbani në mend se në komunikimin tuaj, ju veproni si një model. Angazhoni një lektor neutral.
- Sigurohuni që shkolla të ketë leje prindërore për të përdorur fotografitë e nxënësve të përfshirë.
- Vendosni t’i kushtoni kujdes specifik pjesës tuaj të punës në buletin, mundësisht disa ditë përpara datës së caktuar të publikimit.
- Sigurohuni që buletinet elektronike janë të lehta për t’u lexuar në internet ose për t’u shkarkuar dhe hapur.
- Mos harroni se ju mbani përgjegjësinë e përgjithshme për buletinin tuaj. Ju duhet të keni fjalën e fundit për atë që përfshihet dhe si shkruhet.