Panairi i shëndetit dhe argëtimit!
Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Përgatitja » Panairi i shëndetit dhe argëtimit!Panairi i shëndetit dhe argëtimit! “Disa këshilla se si të organizohet festivali i ushqimit të shëndetshëm në shkollën tuaj”
Një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i ndihmuar nxënësit të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin është duke i përfshirë ata në planifikimin e një panairi ose një festivali ushqimi. Lërini ata të nisin dhe krijojnë festivalin dhe t’ua shpjegojnë të tjerëve konceptin. Të mësuarit atyre se çfarë hanë njerëzit, nga vjen ushqimi dhe si ndikon tek ta dhe ambienti, është një gjë. Kthimi i idesë në veprim është një gjë tjetër.
Shumë ide ndihmëse mund të vijnë përgjatë procesit, si punëtori për krijimin e plehrave nga mbeturinat e kuzhinës, dhe rritja e kopshtit tuaj të perimeve.
Ju jeni menaxheri. Kjo është ajo që ju do të duhet të merrni në konsideratë:
- Përhapni idenë. Shpallni ngjarjen 6-8 muaj përpara. Bëni që stafi dhe anëtarësia të emocionohen. Mblidhni një ekip kryesor vullnetarësh.
- Merrni vendimet logjistike menjëherë. Caktoni datën dhe kohën, së paku 6 muaj para panairit.
- Bëni ngjarjen tuaj unike. Gjeni një moto, për shembull, “Festivali i të korrave” ose “Shëndeti dhe ushqimi i shëndetshëm”. Mendoni se a do të keni demonstrime, ligjërata, shërbime praktike, ushqim të gatuar nga shumë njerëz, lojëra, etj.
- Zgjidhni një organizatë bamirëse që do ta marrë pjesën më të madhe të fondeve ose sqaroni se për çfarë do t’i përdorni paratë. Përdorni paratë e sponsorëve për të organizuar panairin, diskutoni çmimet për grupe të ndryshme (nxënës, prindër, mysafirë).
- Lejojuni koordinatorëve tuaj lirinë të zgjedhin nëntema, detyra të mira dhe besojuni atyre. Nxënësit po ashtu mund të jenë koordinatorë. Takohuni me ta për të mbledhur informacion. Mbani një dosje për secilën nga fushat e planifikimit.
- Krijoni një fletushkë tërheqëse për qëllime promovimi.
- Hartoni një agjendë. Përditësojeni atë rregullisht.
- DPërcaktoni rolet e koordinatorëve: gjetja e sponsorëve, koordinimi me prindërit, informacioni dhe shtypi, organizimi i vendit (tavolina, energji elektrike, ujë), shkarkimi dhe administrimi i plehrave (ndarje e kujdesshme, etj), organizimi i ngjarjeve të vogla, etj.
- Sërish: Filloni me gjëra të vogla. Bëhuni më të mëdhenj vitin e ardhshëm. Nxënësit mësojnë nga nxënësit, prindërit mësojnë nga prindërit, stafi mëson nga stafi, dhe ju mësoni nga përvoja.